INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 transferimet më të bujshme të merkatos verore

10 transferimet më të bujshme të merkatos verore

Publikuar më: 08:03 01-09-2017

Dje ishte dita e fundit e merkatos verore të futbollistëve, e cila këtë vit, ashtu si stina, ishte vërtetë mjaft e nxehtë.

PSG mund të cilësohet si mbreti i kësaj merkatoje, me afrimin e Kylian Mbappe dhe veçanërisht brazilianit Neymar, i cili u bë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, plot 222 milionë euro. Po në Francë, ekipi kampion i Monakos arriti të arkëtojë shuma jashtëzakonisht të mëdha, me shitjen e disa prej yjeve të saj

Barcelona vendosi gjithashtu një rekord të sajin, me 148 milionë eurot e paguara për afrimin e Dembele nga Borusia Dortmund, ndërsa Real Madrid ishte protagonist i merkatos në dalje, me largimin e Morata, James, Pepe dhe Danilo.

Në Angli, dy Manchesterët dhe Chelsea, ishin mjaft aktive në merkato, ndërsa për Liverpool mund të thuhet se mbajtja e Coutinhos, ishte arritja më e madhe e kësaj merkatoje.

Në Itali, Milani bën një merkato me shumë emra, ku spikat Leonardo Bonucci i ardhur nga Juventusi. Bardhezinjtë afrojnë disa futbollistë, por asnjë emër të bujshëm, ndërsa Inter duket se goditjen më të madhe e ka bërë me trajnerin Luciano Spalletti.

Në Gjermani, goditjen e vetme të madhe, të merkatos në hyrje, e bëri Bayern Munchen, me transferimin nga Reali të kolumbianit James Rodriguez

Article Logic
Execution time: 0.0034060478210449