Sikurse shumë lojtarë nga e gjitha bota që ndërrua mjedis edhe ata shqiptarë ishin pjesë e këtij afati kalimtar në merkaton verore.
Madje dy nga ta u futën në dhjetë transferimet më të shtrenjta.
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kaluan te skuadra e madhe Arsenal.
Në kampionatin Italian në merkaton janë transferuar këta lojtarë të kombëtares sonë. Arlind Ajeti nga Frosinone do të luaj te Torino, Portieri i kombëtares Etrit Berisha nga Lazio do të luaj te Atalana, Mbrojtësi Frederik Veseli nga ikipi i Luganos në Zvicër në SERIA A tek ikipi i Empolit, si dhe sulmuesi i me i ri në kombëtares Rey Manaj nga Inter do të luaj për Pescara.
Në kampionatin rus, sulmuesi i kombëtares Bekim Balaj i cili më parë luante te skuadra kroate Rijeka tani do të luaj te skuadra ruse Terek Grozny.
Në Francë është Ermir Lenjani që ka vendosur të kthehet te Rennes. Hap të madh ka bërë edhe Amir Rrahmani që ka kaluar te Dinamo Zagreb dhe Ergys Kace që do të luajë te Plzen.