Transferimi i brazilianit Neymar nga Barcelona te PSG-ja për shumën rekord të 222 milionë eurove pa dyshim që do të mbetet për një kohë të gjatë në krye të listës të operacioneve më të shtrenjta të merkatos së futbollit.
Të gjithë u shtangën vitin e kaluar kur Manchester United i pagoi Juventusit 110 milionë euro për Paul Pogba, por shifra e shpenzuar për Neymarin ka kaluar të gjithë kufijtë e imagjinatës, edhe ato të tifozëve më të çmendur.
10 transferimet më të shtrenjta
Neymar – 222 milionë euro (Barcelona-PSG)
Paul Pogba – 110 milionë euro (Juventus-Manchester United)
Gareth Bale – 101 milionë euro (Tottenham-Real Madrid)
Cristiano Ronaldo – 94 milionë euro (Manchester United-Real Madrid)
Gonzalo Higuain – 90 milionë euro (Napoli-Juventus)
Romelu Lukaku – 88 milionë euro (Everton-Manchester United)
Neymar – 86 milionë euro (Santos-Barcelona)
Luis Suarez – 81 milionë euro (Liverpool-Barcelona)
Alvaro Morata – 80 milionë euro (Real Madrid-Chelsea)
James Rodrigez – 80 milionë euro (Monaco-Real Madrid)