INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 truke bukurie që produktet tuaja kozmetike të zgjasin më shumë [FOTO]

10 truke bukurie që produktet tuaja kozmetike të zgjasin më shumë [FOTO]

Publikuar më: 13:38 06-08-2016
  1. 1.Ruanjeni Make Up-in në frigorifer

Produktet kozmetike me bazë vaji si buzëkuqet apo fondatina mund të bëhen të papërdorshme nëse nuk përdoren për një kohë të gjatë. Përveç kësaj, nëse ambienti ku jetoni  ndryshon shpesh temperaturën gjatë vitit, kjo e dëmton make up-in.  

Me ruajtjene  artikujtve tuaj të preferuar në një vend të freskët dhe të thatë si frigoriferi, ai do t’i mbajë ato të freskëta për aq kohë sa të jetë e mundur .

  1. 2.Përzieni  buzëkuqët padëshiruar

Ngjyra e  testuar në dyqan nuk është kurrë e njëjtë , kur ju e merrni atë në shtëpi dhe mund të përfundoni duke shprehur keqardhje për zgjedhjen tuaj. Por kjo nuk nënkupton humbje parash pasi  ju shumë mirë mund të aplikoni sipër tij një buzëkuq tjetër që të arrini ngjyrën e dëshiruar.

3.Fusni  rimelin e tharë në ujë të nxehtë

Mund të ndiheni shumë keq teksa shihni qerpikët tuaj të tharë por mos u frikësoni sepse nëse e njomni  me ujë të ngrohtë rimelin përgjatë një ore, ai do të shkrihet . Kjo do t’iu ndihmoijë të merrni edhe copën e fundit nga produkti.

4.Miksoni parfumin  me locion pa aromë

Për të marrë maksimumin, edhe pikën e fundit nga parfumi juaj i shtrenjtë, hidhni pikat e fundit të tij në një shishe locioni trupi dhe shkundeni mirë. Kjo do të krijojë një locion aromatik në mënyrë që ju të mbani aromë të mrekullueshme gjatë gjithë ditës. Por sigurohuni më parë që locioni të jetë pa aromë.

5.Mostrat falas

Nëse ju jeni në gjueti për një produkt të ri, gjithmonë duhet që ta provoni para se ta blini. Shumica e dyqaneve ju ofrojnë  një mostër që ta provoni  të cilën ju mund ta merrni në shtëpi. Në këtë mënyrë ju mund të siguroheni mirë përpara se  të vendosni ta blini atë produkt.

6. Blini xhelin tuaj për thonjtë

Të blini një manikyr dhe pedikyr çdo dy javë është me të vërtetë kosto e lartë, por kjo mund të jetë më e lehtë nëse ju krijoni xhelin tuaj të thonjve në shtëpi. Ky është trajtim i njëjtë me atë që do të merrnit në një sallon vetëm se në kiëtë mënyrë, kursen i shumë të holla.

7. Prit shishet e hapura

Kur është fjala për shishe plastike dhe  për produkte bukurie për flokët tuaj, asnjëherë mos harroni të prisni  fundin e saj për të marrë pjesën e mbetur. Zakonisht kur produkti është në përfundim, pjesa e mbetur ngelet brenda qosheve të shishes.

8.Rregullo pudrat e prishura

Nuk ka asgjë më të keqe sesa kur shihni që pudra juaj e preferuar, toni i syve  apo ruzhi i faqeve  është thyer në çantën tuaj. Por kjo nuk do të thotë se ajo duhet hedhur sepse e fërkon me një sasi të vogël alkooli ose etanoli (me bazë të lëngshme) që të hiqet.

9.Zbritjet

Ka gjithmonë zbritje “fluturuese”në bazë të sezoneve, nëpër internet, dyqane apo blerje online. Nëse ju ia keni vënë syrin markës që dëshironi dhe dyqanit, duhet t’i mbani sytë tek platforma e tyre nëpër mediat sociale duke përfshirë Facebook dhe Twitter. Gjitashtu edhe blogerat e bukurisë priren të ofrojnë bono të markave të tyre të preferuara për ju. Ia vlen një kërkim para se të blesh.

10.Përdorni pak

Kjo mund të tingëllojë si pa kuptim por vetëm duke u përpjekur për të përdorur më pak një produkt, ju nuk do t’iu duhet që ta blini apo zëvëndësoni make up-in tuaj sa më shpesh.  Provoni  ta ndani në gjysëm sasinë e produktit në mënyrë që të përdorni vetëm gjysmën pasi kështu është edhe më e lehtë për ta aplikuar me furçë apo sfungjer. Kjo vlen vetëm për shampot, parfumet dhe locionet e trupit. 

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324