10 vatra zjarri janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit pavarësisht reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë.
Sipas Emergjencës Civile bëjmë me dije së janë angazhuar 100 zjarrfikës dhe 14 automjete zjarrfikëse dhe 90 forca ushtarake.
Shiu i rënë ka bërë të mundur fikjen e zjarrit të rënë në Malin e Munellës në Pukë.
Ndërkohë me ndërhyrjen e zjarrfikëseve është bërë e mundur fikja e zjarreve në Malin e Taraboshit në Shkodër si dhe zonën malore të fshatit Lajthizë ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.
Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve është bërë e mundur edhe izolimi i disa vatrave të zjarrit në Dibër Fier e Gjirokastër.