INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 vende që nuk do t’i vizitoni dot kurrë, ja pse…!

10 vende që nuk do t’i vizitoni dot kurrë, ja pse…!

Publikuar më: 16:03 19-11-2016

Si do të ndjeheshit, nëse dikush vjen tek ju dhe ju thotë: "Më falni, zotëri / zonjë por ju nuk keni të drejtë të jeni këtu"? A ndjeheni të zemëruar dhe të ofenduar, ose nuk do ta kuptoni pse ju nuk mund të ushtroni lirinë tuaj dhe të shkoni atje ku dëshironi.

Të gjithë ne, gjithmonë duam që të trajtohemi në mënyrë të barabartë, por kjo jo gjithmonë është e mundur. Pavarësisht se sa të rëndësishëm apo të pasur ju mendoni se jeni, ka disa vende ku do ta gjeni tejet e të vështirë të shkoni, thjesht sepse ju nuk keni anëtarësim, verifikim sigurie, apo aftësi për të shkuar në anën tjetër. Në botë ka shumë vende të caktuara të cilat janë të ndaluara për tu vizituar, ja disa prej tyre

10. Laboratori ku përgatitet receta e Coca Cola-s

Coca-Cola ka mbi 100 vjet që është njohur si kompani udhëheqëse në botë për pijet jo alkoolike, një titull që e mban për më shumë se një shekull. Kjo kompani e ka ruajtur recetën e saj sekret për 125 vjet, një recetë që ka një përbërës të fshehtë. Kjo recetë me sa duket është e fshehur tek laboratori i Coca-Cola në Atlanta, disa njerëz pretendojnë se ajo është një nga zonat më të sigurta në botë. Edhe pse kompania Coca-Cola ka vendosur kasaforta si ekspozitë, ku njerëzit mund të shikojnë në afërsi recetën sekrete, por shumica e tyre beson se kompania vetëm dëshiron që të fitojë para nga populli kurioz, dhe se receta e vërtetë është shumë larg nga sytë e publikut.

laboratori.jpg

 

9. Zona 51 – Nevada, SHBA

Area 51, në fakt është një emër shumë i njohur ndërmjet të apasionuarve të Ufologjisë. Por për ata që nuk e dinë po ju themi që Area 51, është një zonë ushtarake tepër sekrete në Nevada, e cila ngrihet pranë shtratit të një liqeni antik dhe të kripur, Groom Lake, 150 km larg nga Las Vegas. Sipas gojëdhënave në këtë bazë janë edhe mbetjet e një disku fluturues dhe të trupave të pasagjereve të tij alienë, i cili ka rënë në Roswell (New Mexico) në Korrik të vitit 1947. Por si është e vërteta, cfarë gjëje të mistershme ndodhet brenda kësaj baze? Para dy javësh është shfaqur një dokumentar në National Geographic Channel, i cili tenton të hedhë një vështrim në anët më të fshehta dhe misterioze të kësaj baze dhe të luftës së ftohtë. I gjithë dokumentari jep informacione shumë interesante, por gjithsesi nuk pretendon të japë as edhe një fjalë përfundimtare lidhur me enigmat që lidhen me alienët, por që megjithate le dicka sa për të mbajtur kureshtjen gjallë .Emisioni mbyllet me frazën,"kjo eshtë vetëm një pjesë e historisë".

2.jpg

8. Ishulli Sentinel - Ishujt Andaman

Është vështirë të mendosh se sot ka njerëz të cilët jetojnë në tokë dhe nuk shfrytëzojnë telefonat mobile ose kompjuterët. Ende më ë vështirë është të mendosh se ka njerëz që jetojnë në tokë dhe nuk kanë patur kontakte me botën e civilizuar. Në ishullin Sentinel jetojnë njerëz të cilët janë shumë të pakëndshëm ndaj vizitorëve. Ishulli Sentinel është pjesë e ishujve Andaman dhe Nikobar. Gjendet në mes të Mijanmar dhe Indonezisë. Shumë pak dihet për këta banorë, për jetën e tyre dhe kulturën. Ata jetojnë në brendësi të ishullit dhe nuk kanë qenë në kontakt me pjesën tjetër të botës. Ushqimet  kryesore të tyre janë peshqit, frutat dhe kafshët. India ka të drejtë qeverisje ndaj ishullit. Për shkak të tentimeve të shpeshta që të vendoset kontakt me banorët të cilat kanë rezultuar të pa suksesshme ata kanë vendosur që të izolojnë këtë zonë duke ndaluar turistët që të kalojnë andej për shkak se mund të mos kthehen më gjallë.

3.jpg

 

7. Klubi 33 i Disneyland - New Orleans, SHBA

Klubi 33 është për anëtarët ekskluziv nga lista e tyre e VIP-ave. U hap në vitin 1967 nga Walt Disney, dhe ky kulb sekret ishte menduar që të jetë vendi për investitorët, politikanët, dhe njerëzit e famshëm të Disneyland. Vendi ndodhet në zemër të  Disneylandit edhe nuk është aq i ndaluar, sa janë në fakt janë listat e gjata të pritjes. Për për një vend në këtë klub njerëzit kanë pritur madje edhe 10 vjet, por mos u habisni nëse ju themi që ka edhe më shumë.

4.jpg

 

6. Dhoma 39 - Penian, Koreja e Veriut

Pothuajse çdo qeveri në botë është e përfshirë në krim, por ata thjesht nuk dua që qytetarët e tyre të dinë rreth asaj. Organizatat sekrete të Koresë së Veriut kalojnë nga Dhoma 39, e cilat gjithashtu mund të jenë përmendur si Zyra 39, Divizioni 39, ose Byroja 39. Burime të shumta pohojnë se Dhoma 39 është një strukturë e fshehtë në Penian ku qeveria inkurajon falsifikimin, prodhimin që ka të bëjë me drogën, dhe mashtrimin ndërkombëtar të sigurimit, në mesin e aktiviteteve të tjera të paligjshme. Që nga paratë që rezultojnë nga aktivitetet ilegale që zhvillohen në dhomën 39, dhe më pas shkojnë në drejtim të financimit të udhëheqjes së vendit dhe mbështetjes së programit të saj bërthamor.

6.jpg


5. Mezhgorye – Bashkortostan, Rusi

Mezhgorye është një qytet i mbyllur në Republikën e Bashkortostanit, Rusi, i cili fsheh një sekret të madh. Ky qytet u themelua në vitin 1979 dhe ndodhet në një lartësi rreth 1640 metra mbi nivelin e detit. Imazhet e satelitit tregojnë se në këtë qytet nën tokë, ndodhet një bunker i madh bërthamor. Askush nuk mund të hyjë në këtë qytet përvec forcave të autorizuara ushtarake. Është një “territor i mbyllur administrativ”, që do të thotë se askush nuk mund të hyjë në këtë qytet pa një qartësi të duhur. Ndërkohë informacionet se çfarë ndodh në këtë vend janë shumë të pakta.

7.jpg

 

4. Surtsey – Islandë

Ishulli i Surtsey është pika më jugore e Islandës dhe gjithashtu vendi “më i ri” në Tokë. U krijua si pasojë e një shpërthimi vullkanik që filloi në vitin 1963, duke arritur sipërfaqen në nëntor të 1963 dhe përfundoi në qershor të vitit 1967. Surtsey aktualisht është duke u trajtuar si lloj eksperimenti shkencor. Rreth 724.2048 metra tokë është mbajtur e pabanuar (me përjashtim të një poste të vogël të përdorur për hulumtuesit të cilët janë të kujdesshëm për të mos ndërhyrë me ekosistemin lokal.

8.jpg

 

3. Pine Gap – Australi

Pine Gap është një zonë e lartë hulumtimi sekret në Australi, që u zhvillua nga qeveritë e Australisë dhe SHBA-së. Edhe pse publiku nuk di shumë për atë që ndodh në Pine Gap, ka arsye për të besuar se objekti ka marrëdhënie të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me dronët amerikane ushtarakë. Ky objekt sekret është themeluar në vitin 1970, dhe qeveria australiane nuk pëlqen që të flasë për ekzistencën e saj apo se cfarë ndodh atje. Ky objekt është i ndërtuar që të jetë një stacion satelitor dhe është i vendosur larg nga qytetërimi në mënyrë që vendet e tjera të mos ndërpresin sinjalet e saj. Kjo strukturë mund të jetë vendi nga ku SHBA kontrollon satelitët e saj të shumta për spiunuar Azinë. Zona është e ndaluar dhe nuk ka persona të paautorizuar që mund të vënë këmbë atje.

9.jpg

2. Pripyat – Ukrainë

Parqe lodrash të ngrira, pyje të helmuara, ndërtesa dhe shtëpi të braktisura, rrugë të mbushura me bar. Kjo është panorama që të shfaqet në qytetin Pripyat në Ukrainë, i cili është shkatërruar nga një katastrofë bërthamore 30 vjet më parë. Pripyat në Ukrainë, dikur kishte një popullsi prej 50.000, banorësh ishte vetëm pak kilometra nga termocentrali Çernobilit që shpërtheu në vitin 1986. Danny Cooke, ka sjellë ekskluzivisht disa fotografi dhe një video 60 minuta me pamje nga ky qytet. Këto fotografi janë realizuar me anë të një droni, i pajisur me aparat fotografik dhe një kamera Go pro 3, pasi personat fizik nuk lejohet të hyjnë në qytetin Pripyat të Ukrainës, sepse niveli i rrezatimit është ende i lartë për tu ekspozuar njerëzit.

10.jpg

 

1. Ishulli i Gjarpërinjëve - Brazil

Në ishullin Ilha de Queimada Grande, vetëm 32 km larg brigjeve të Sao Paolos në Brazil, jetojnë 4000 gjarpërinjtë më të rrezikshëm në botë, të cilët i gjuajnë zogjtë ndërsa janë duke fluturuar dhe i vrasin me helm, i cili mund të shkrijë edhe mishin e njeriut. Shtëpia e gjarprit të artë (siç i quajnë ndryshe këta gjarpërinj), është aq i rrezikshëm saqë qeveria e Brazilit ka nxjerrë një vendim për ndaluar njerëzit të shkojnë atje. Në këtë ishull mund të shkojnë vetëm disa hulumtues me leje të veçantë nga qeveria, në mënyrë që të studiojnë gjarpërinjtë. Gjithashtu në ishull herë pas herë shkojnë pjesëtarët e ushtrisë braziliane, për të mirëmbajtur fanarin e ndërtuar qysh në vitin 1909.

 11.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041818618774414