INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 vendet që meritojnë më shumë turistë, mes tyre Shqipëria e Kosova

10 vendet që meritojnë më shumë turistë, mes tyre Shqipëria e Kosova

Publikuar më: 18:13 22-06-2016

National Geographic e cila është një organizatë jofitimprurëse me seli në Ëashington, ka publikuar një artikull në faqen e saj zyrtare ku shkrun për 10 vendet që meritojnë edhe më shumë vizitore. E veçanta është se në këtë listë, bëjnë pjesë edhe Shqipëria e Kosova, për shkak të bukurive të tyre natyrore. Lista plotësohet me Armeninë, Nikaragua, Nepalin, Iralin, Uzbekistanin, Timorin Lindor, Gjeorgjinë dhe Tunizinë.  Në artikull sqarohen pikërisht gjendja e vendit, vendet të cilat duhen vizituar patjetër dhe mënyra si të udhëtosh. Ky shkrim fillimisht niset duke u kthyer prapa në kohë në regjimin komunist, duke e cilësuar Shqipërinë si një “kala virtuale” e diktatorit Enver Hoxha. Por sipas National Geographic sot Shqipëria nuk është më pak e sigurtë se vendet e tjera përgjatë Adriatikut, me turizmin në lulëzim, me qytetet turistike si Gjirokastra dhe Berati nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe me rivierën tashmë të njohur e cila tërheq pothuajse çdo vit 3.5 milionë turistë. Gazetarja e cila ka shkruar këtë artikull, Tara Isabella Burton, jep edhe arsyet se përse turistët duhet ta vizitojnë Shqipërinë, duke ndërthurur plazhet me gjërat antike mijëravjeçare.

“Ndërsa plazhet e Adriatikut në Itali apo edhe në Kroaci janë shndërruar në komplekse madhore turistike, plazhet e bregdetit shqiptar janë të pasura me amfiteatre të shkatërrura në periudhën greko-romake apo kisha ortodokse të mbushura me ikona, të paktat në Europë që mund të vizitohen gjatë sezonit veror. Në jug të Vlorës mund të gjeni fshatrat turistike Dhërmi, Vuno dhe Himarë, ku mund të kaloni natën vetëm për 25 dollarë. Nëse vizitoni Shqipërinë nuk duhet të humbisni, Parkun Kombëtar të Butrintit në qytetin e Sarandës. Një nga qytetet antike të periudhës greko-romake, në të cilin mund të shkoni për 20 minuta nga Saranda.

Në gjysmë të rrugës për në Butrint mund të ndaleni në fshatin turistik të Ksamilit, ku mund të shijoni një drek të përkryer me karkaleca deti,” vijon artikulli. Por National Geographic ka një këshillë praktike për të gjithë turistët:  Shmangni udhëtimin me autobus, pasi nuk do të arrini kurrë në orarin që thuhet. Udhëtoni me autobuzët e bardhë edhe pse duhet të bëni shumë ndalesa.

Ashtu si për Shqipërinë, edhe për Kosovën, National Geographic shkruan për gjendjen e tanishmen vend, ku shkruhet rreth historikut të rrugëtimit të vendit deri në shpalljen e Pavarësisë në vitin 2008.

Kjo organizatë e përshkruajti kulturën kosovare të lulëzuar në kafenetë e Prishtinës. Prizreni përshkruhet si një kështjellë e përkryer duke përfunduar pastaj në destinacionin e Maleve të Sharrit, për të praktikuar një aventurë të bukur për ski apo qëndrimi në natyrë.

Edhe nëse nuk keni njohuri të mjaftueshme të gjuhës shqipe, rekomandohet të kontaktohet me kosovarët në gjuhën angleze pasi sipas Nationalgeographic, të rinjtë dinë të flasin shumë mirë anglisht.  Turistëve u rekomandohet një kalërim me kuaj në rrugët e Prizrenit dhe ecje apo qëndrim në natyrë në shtigjet rreth Brodit. Turistët për të vizituar shtetin më të ri të Europës, Kosovën, rekomandohen për të vizituar vendin edhe për shkak të akomodimit të mirë të ofruar nga hoteleritë apo rrugëtimet e tyre.

 “Hiking”, sipas kësaj organizate mbetet një nga sportet më të fuqishme që po praktikohet në Kosovë dhe që i tërheqë të gjithë më së shumti, disa pjesë janë veçuar paksa edhe të rrezikshme dhe me goxha shkretëtirë. Kjo si pasojë kohës së luftës së viteve 1990, e që i referohen zonave përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266