INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 veshjet më të bukura nga vajza e ditëlindjes, Elvana Gjata! [FOTO]

10 veshjet më të bukura nga vajza e ditëlindjes, Elvana Gjata! [FOTO]

Publikuar më: 14:41 03-02-2019

Elvana Gjata feston sot 32 vjetorin e lindjes. Ajo nuk po përjeton periudhën e saj më të mirë dhe ndoshta sot e ka harruar se sa vlen dhe sa e rëndësishme është në tregun muzikor, por ne ndihemi të ‘detyruar’ që t’ia vemë në dukje, sidomos sot, në ditën e saj më të veçantë.

Elvana Gjata është një nga artistet më të mira për momentin në tregun e muzikës shqiptare. Talenti i saj është pikasur që e vogël, por “Ethet e së premtes mbrëma“ i hapën rrugën drejt karrierës së saj muzikore. Në vetëm një natë, asokohe 17 vjeç, Elvana këndoi dhe u fut në zemrat e publikut.

Ajo gjithnjë ka qenë vajza e bukur me zë të veçantë. Në të gjithë rrugëtimin e saj si këngëtare, Elvana Gjata ka pasur aftësinë që të bëjë për vete shumë fansa, ku krahas talentit, ka vënë në dispozicion të tyre edhe doza të mëdha ëmbëlsie, të cilat janë pjesë e natyrës së saj, por edhe e pamjes dhe stilit të këngëtares.

Edhe pse kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktive në Instagram apo me shfaqjet publike (ku ne i themi që ‘të lutem Elvana rikthehu më shpesh’), ajo mbetet si vajza që frymëzon përsa i përjket stilit të veshjes.
Elvana nuk gabon asnjëherë me përzgjedhjet e veshjeve dhe këtë e ka dëshmuar gjithmonë.

Stilin e saj mund ta përkufizojmë modern, ndërthurur herë pas here me dozat e stilit të viteve ’90. Ajo përqafon trendet më të fundit dhe në trupin e Elvanës ngjan bukur çdo lloj veshje.

Sot në ditën e saj të lindjes ne kemi përzgjedhur 10 veshjet më të bukura nga këngëtarja shqiptare:

h0po.png

 iu.png

iluk.png

df.png

0iop.png

dtf.png

dj.png

iufog.png

yiou.png

tyuj.png

 

 

p.s Gëzuar ditëlindjen Elvana! #weloveyou

Article Logic
Execution time: 0.0038628578186035