INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 vite bashkë! Alban Skënderaj dedikim romantik për Miriam Canin [FOTO]

10 vite bashkë! Alban Skënderaj dedikim romantik për Miriam Canin [FOTO]

Publikuar më: 18:38 22-03-2017

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani sot bëjnë 10 vite nga dita që janë njohur dhe natyrisht që nuk mund të mungonte një urim nga këngëtari i njohur.

Nuk ishte një këngë, por Albani përsëri nuk ka rezistuar pa i shprehur publikisht dashurinë mamasë së fëmijës së tij Amelie me anë të një dedikimi në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto të Miriamit së bashku me një mbishkrim ku shpreh ndjenjat e tij në pak fjalë, por me shumë kuptim.

“Sot 10 vjet nga dita që të njoha! Vite që iken midis sfidave, aventurave, dhimbjes dhe lumturisë, por mbi të gjitha DASHURISE.

Ti je pjesë e imja, pjesë e trupit dhe shpirtit tim! Pa ty nuk kam orientim, je ti ylli im polar, drita në errësirë, uji në shkretetirë, dielli në dimër dhe shiu në verë! Të kam dashur në çdo frymarrje dje, të dua njësoj sot dhe në shekujt në vazhdim ......”

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881