Zaimina Vasjari mund të tregojë shumë “nxehtësi” në fotot e saj por për sa i përket romancës, është treguar disi e rezervuar. Prej plot 10 vitesh ajo gëzon një lidhje të lumtur me të dashurin e saj, i cili mësohet se i ka propozuar asaj në Maldive. Si çdo lidhje, edhe kjo e Zaiminës ka ato zënkat karakteristike, ku pas ndarjes vitin e kaluar, këngëtarja e njohur dhe Klodiani, emrin e të cilit e ka zbuluar “Prive”, janë bashkuar përsëri. Klodiani i lindur në vitin 1977, është një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit.