INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 vjeçari hakoi Instagramin, u shpërblye me 10 mijë dollarë nga Facebook

10 vjeçari hakoi Instagramin, u shpërblye me 10 mijë dollarë nga Facebook

Publikuar më: 20:15 04-05-2016

Instagram është rrjeti social i cili është sulmuar nga një haker vetëm 10 vjeçar nga Finlanda.

Djaloshi i quajtur Jani gjeti një mënyrë për të hyrë në serverat e Instagram dhe të fshinte komentet e bëra nga përdoruesit e tjerë të Instagram.

Jani u shpërblye me 10 mijë dollarë nga Facebook si pjesë e gjetjes së problemit të programit. Rrjeti më i madh social ofron shpërblime të holla për njerëzit që gjejnë gabime në infrastrukturën dixhitale në Facebook. Kjo përfshin dhe Instagramin pasi është në pronësi të Facebook.

Raportohet se ai mund të ketë fshirë atë se cfarë njerëzit kanë komentuar në fotot e shpërndara. Madje Jani thotë se ai ka fshirë dhe komentet e Justin Bieber me gabimin që gjeti.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045