INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 vjet Kosovë! Sfidat që 'errësojnë' festimet e Pavarësisë

10 vjet Kosovë! Sfidat që 'errësojnë' festimet e Pavarësisë

Publikuar më: 18:43 16-02-2018

Në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje rrugëtimit të Kosovës, si shtet i pavarur. E përditshmja britanike “The Guardian” në një artikull me titull “Kosova në 10-vjetorin e saj: Sfidat që errësojnë festimet e pavarësisë” i kushton vëmendje shtetit më të ri në Europës. “Zhurma po ngrihet në Bulevardin Nënë Tereza të Prishtinës, ku pritet të mbahet koncerti ku e pranishme do të jetë edhe këngëtarja britanike Rita Ora e lindur në Kosovë, si dhe personalitetet ndërkombëtare, të cilët po mbërrijnë në vend. Të shtunën shteti i vogël ballkanik shënon 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe ajri i krenarisë dhe entuziazmit është i dukshëm”-shkruan The Guardian. Mes të ftuarve do të jetë Cherie Blair, burri i cili kujtohet me dashuri në Kosovë për rolin e tij udhëheqës në ndërhyrjen e NATO-s në luftën e vitit 1998-99. Ndërhyrja e tij i dha fund regjimit shtypës të Millosheviçit për Kosovën dhe hapi rrugën për pavarësi. Por gëzimi nuk mund të fshehë sfidat serioze që përballet vendi i pranuar pjesërisht, brenda dhe jashtë Europës. Migracioni, papunësia e të rinjve, krimet e pazgjidhura të luftës dhe ndarja etnike janë shqetësime të mëdha për mbështetësit ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, BE dhe SHBA. “Kosova ka moshën mesatare më të ulët në Evropë, por ekonomia gjeneron vetëm gjysmën e numrit të vendeve të punës që nevojiten çdo vit për të rinjtë që hyjnë në fuqinë punëtore. Rreth 190,000 kosovarë mendohet se kanë lënë vendin në dekadën e fundit, pavarësisht ekzistencës së një regjimi të rreptë të vizave. Kontestet territoriale mbi Kosovën duken aq të ashpra saqë disa dalin me idenë e një rishikimi të mëtejshëm të kufijve të Ballkanit, një masë që mund të shkaktojë një raund të ri lufte”-analizon media prestigjioze.

HASHIM_TAHCI.jpg

Liderët në Kosovë dhe Shqipëri e festojnë këtë përvjetor jo vetëm si shenjë të një lufte historike për pavarësinë e kosovarëve shqiptarë etnikë, por edhe si një moment për t'u përqendruar në aspiratat e rajonit për anëtarësim në BE. "Ka një ndjenjë dinjiteti dhe krenarie për arritjet e Kosovës", thotë presidenti Hashim Thaçi, në zyrat e tij në kryeqytet, ku deklarata me shkrim me dorë e pavarësisë varet në një kornizë në mur. Thaçi ishte kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës etnike shqiptare (UÇK) që zhvilloi një luftë guerrilase kundër shtetit jugosllav të dominuar nga serbët në fund të viteve 1990, duke kulminuar me tërheqjen e forcave serbe në vitin 1999 pas një fushate bombardimi 78-ditore të NATO-s. Më tej “The Guradian” tregon se ka kontaktuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama. "Nëse një Kosovë e lirë dhe e pavarur dikur ishte ëndrra e pamundur për shqiptarët, është sot një fakt i jetës", tha Edi Rama. "Tani shpresoj që para përfundimit të dekadës së ardhshme, Kosova, Shqipëria dhe Serbia, i gjithë Ballkani si rajon, do të integrohen plotësisht dhe do të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian. A është kjo një tjetër ëndërr e pamundur? Unë nuk mendoj kështu! "- tha kryeministri shqiptar. Më tej në shkrim përshkruhen sfidat e tjera të Kosovës siç është ngitja e Gjykatës Speciale, apo dialogu me Serbinë. Ndër të tjera përmendet edhe fakti se Serbia ende nuk e pranon Kosovën dhe se e konsideron ende si një pjesë të sajën.

Article Logic
Execution time: 0.0033681392669678