INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 vjet pas Marrëveshjes së Detit, ish-ministrja Bakojanis ‘nostalgjike’: T'i qëndrojmë atyre vlerave

10 vjet pas Marrëveshjes së Detit, ish-ministrja Bakojanis ‘nostalgjike’: T'i qëndrojmë atyre vlerave

Publikuar më: 17:35 13-09-2019

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë në vitet 2006-2009 Dora Bakojanis shprehu dëshirën për të rikthyer sërish Marrëveshjen e Detit të vitit 2009 midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Deputetja e ‘’Demokracisë së Re’’ dhe motra e kryeministrit Kiriako Mitsotakis deklaroi në seancën e fundit të parlamentit grek duhet ruajtur baza e marrëveshjes së firmosur midis saj ish-homologut Lulzim Basha në vitin 2009.

“Marrëdhënia me Shqipërinë është drejt përkeqësimit vitet e fundit. Nuk krahasohet fare me atë që kemi pasur më parë, si Marrëveshja e DetiT në vitin 2009. Mendimi im është që ajo marrëveshje nuk duhet braktisur. Megjithatë, ne duhet që bazën e asaj marrëveshje ta ruajmë, sidomos tani që shqiptarët kanë kërkesa nga qeveria e Greqisë,” deklaroi Bakojanis për Marrëveshjen e Detit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024290084838867