Presidenti Hashim Thaçi ka prezantuar logon zyrtare të Kosovës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.
Në një postimi në facebook presidenti i shtetit të Kosovës shkruan: “Ne po bëjmë 10 vjet përpjekje që Republika e Kosovës të zëri vendin e merituar në mesin e shteteve të lira të botës”.
Deklarata e plotë:
Ditën e parë të këtij viti të ri, Dekadën e Republikës, po e nisim me logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë sonë. Shteti ynë, për të cilin dhamë shumë, po bën 10 vjet pavarësi. Ne po bëjmë 10 vjet përpjekje që Republika e Kosovës të zëri vendin e merituar në mesin e shteteve të lira të botës. Bashkë mund ta forcojmë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e shtetit tonë.