INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

100 golat e EURO 2016! Triumfojnë “mëngjarashët” [FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 09:43 05-07-2016

Gjatë çerek-finales së fundit në përballjen e Francës – Islandë, është shënuar dhe goli i 100-të në këtë kompeticion i ardhur pikërisht nga këmbët e talentit Antoine Griezmann. E veçanta?! Për herë të parë në një kompeticion të tillë shohim një rekord të golave të shënuar nga futbollistë mëngjarash. Thënë ndryshe, e preferuara e tyre është këmba e majtë.

Në fakt, vetëm 12% e popullsisë së botës janë cilësuar si “këmbë-majtë”. Gjatë dy kampionateve evropian të fundit, atë të vitit 2008 dhe 2012, kanë shënuar gola me këmbën e majtë përkatësisht 17.1% dhe 24.7%. Ndërsa këtë vit, në UEFA EURO 2016 në 100 gola, 35 janë shënuar nga mëngjarashë.
Përmes fotos së mëposhtme ju mund të njiheni me statistikat e plota të këtyre 100 golave të parë.


• Mesatarja e shënimit të golit të parë, minuta 39 e 30 sekonda
• Golat e shënuar me këmbën e djathtë, 44%
• Golat e shënuar me këmbën e majtë, 35%
• Golat e shënuar me kokë, 21%

Këtu duhet të përmendim golin e jashtëzakonshëm të Shaqirit në ndeshjen kundër Polonisë

 

Article Logic
Execution time: 0.0041160583496094