Të gjesh një vend parkimi në Tiranë, pothuajse është e pamundur. “Biznesi” fitimprurës i nisur prej vitesh i disa personave të shkathtë dhe guximtarë që nuk zotërojnë pallate e godina, por rrugë dhe rrugica të ngushta, nuk po merr fund. Rrugët publike, i kanë privatizuar, territorin e tyre e ruajnë me kona, gurë, karrige të vjetra, kuti kartoni, çdo gjë të mundshme, dhe askush nuk guxon që t’ia prekë.
Këta persona, kundrejt pagesës 100 lekë, iu japin të drejtën, të parkoni makinën tuaj në territorin e tyre, por askush nuk mban përgjegjësi nëse makinës tënde i mungojnë 4 gomat, 2 pasqyrat dhe nëse i ndodh ndonjë dëmtim tjetër.
Të gjithë jemi hasur me këtë fenomen, por për ta kuptuar më qartë, shikoni këtë video, që vjen si një denoncim i vetë qytetarëve ne Facebook.