INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

100 milionë euro për digjitalizimin, Harito raporton në komision [VIDEO]

Publikuar më: 16:48 18-11-2016

Qeveria shqiptare ka “lëshuar” dorën në mbështetje të procesit të digjitalimit. Vetëm për 3 vitet e para të qeverisjes së majtë janë dhënë 100 milione euro për infrastrukturën digjitalizimit.
Milena Harito:
“Në 3 vitet që kanë kaluar gjithsej për infrastrukturën digjitale janë shpenzuar rreth 100 million euro”.
Ky fond përfshin edhe një faturë jo të vogël, 21 milionë euro kushtuar procesit të digjitalizimit të medias, një proces ky që nuk është konkretizuar ende.
Edhe për vitit e ardhshëm në projekbuxhetin e 2017 është parashikuar mbështetja financiare për këtë proces. Bashkimi Europian kishte përcaktuar qershorin e 2015 si afatin final për procesin e digjitalimit, por kjo nuk u arrit në Shqipëri. Duke qënë një nga 5 prioritet kyçe të qeveria shqiptare duket se ka vendosur të mbështesë finaciarisht këtë proces, duke lëvruar miliona euro.
Ndërkohë frekuencat digjitale në Shqipëri do të jenë 7, ku 2 do ti takojnë televizionit publik, ndërsa 5 të tjera do të ndahen tek operatorët privatë.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389