INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
100 minuta nuk mjaftojnë, Tirana - Partizani vendosin ''paqen'' në Selman Stërmasi

100 minuta nuk mjaftojnë, Tirana - Partizani vendosin ''paqen'' në Selman Stërmasi

Publikuar më: 21:42 01-03-2019

Tirana dhe Partizani janë ndarë në një barazim të bardhë në derbin e 152-të të historisë, një rezultat 0-0 që më shumë i bën punë të kuqve të përfshirë në luftën për titullin kampion, pasi u lejon ta rrisin përkohësisht diferencën me Kukësin ndjekës në 9 pikë, ndërsa Tirana, tashmë shumë e shkëputur nga zona e mbijetesës, luajti një ndeshje për t’u admiruar.

Sidomos në pjesën e parë, kur bardheblutë ishin rreshtuar më mirë dhe e vunë në presion Partizanin. Tirana funksionoi më mirë nga krahët dhe mori mesin e fushës duke rrezikuar ndjeshëm në sidomos me anglezin Majkëll Ngo. Në minutën e 24-ët, Ngo gjuan bukur me kokë pas një harkimi nga e djathta, e cila u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Alban Hoxha.

Kapiteni i kuq do të fitojë një tjetër duel me shtatlartin e sulmit bardheblu në minutën e 30-të. Partizani vuan mungesën e Lorenc Trashit, ndërsa Dilaver Duka nuk jep thuajse asgjë.

Ndaj në pjesën e dytë Gega ndërhyn, duke hequr Dukën dhe spostuar Atandën në mesfushë dhe aktivizon Lum Rexhepin në mbrojtje. Nga ana e tij Mema e nis me të njëjtin formacion. Por Partizani shfaqet më mirë në pjesën e dytë, ndërrimet japin efekt, por loja sulmuese nuk jep produktivitet.

Në minutën e 55-të të kuqtë humbasin Idrizajn pas një dëmtimi të rëndë të gjurit dhe në vend të tij aktivizohet Kalari, ndërsa Mema largon Kobina dhe fut DokënNë minutën e 80-të Partizani iu afrua golit me Bruno Telushin, gjuajtja e të cilit ndalet nga shtylla.

Duhet theksuar loja fizike dhe ndërhyrje të forta, të cilat tolerohen nga Enea Jorgji, që nga ana e tij bën një arbitrim tipik anglez. Por pavarësisht se do të luhet deri në minutën e 100-të, gola nuk do të ketë dhe skuadrat do të ndahen me rezultatin 0-0, duke marrë secila nga një pikë.

Partizani vijon kryesimin duke u ngjitur në kuotën e 50 pikëve pas javës së 24-ët, ndërsa Tirana vijon në vendin e shtatë, tashmë në kuotën e 29 pikëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035548210144043