Edhe pse në ndeshjen e fundit doli i humbur, ai fitoi një shumë prej 100milionë dollarësh.
Conor McGregor ka zgjedhur Ibizan për të shpenzuar një grimcë të pasurisë së tij dhe këtë e ka bërë me të dashurën Dee Devlin dhe djalin e tij të vogël.
Gjatë gjithë ditëve, irlandezi i boksit miks është kujdesur që të njoftojë fansat e tij përmes postimeve në rrjetet sociale, ku dallohet ende një e nxirë e lehtë në syrin e tij të majtë, “kujtim” nga Mayweather.