INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
100€ për të kaluar në Itali, arrestohet shtetasi turk

100€ për të kaluar në Itali, arrestohet shtetasi turk

Publikuar më: 12:09 11-07-2017

Një shtetas turk ka rënë ne prangat e policisë së Durrësit pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë kufitare.

Mursel Dagli 31 vjeç kishte vendosur 100euro brenda pasaportës për të mbuluar kështu mungesën e vizës për të kaluar në shtetin  Italian.

Dagli,  më datë 11.07.2017,  pasi është paraqitur në S.P.K.M. Durrës për të udhëtar në Itali me tragetin e linjës Bari – Durrës,  në momentin e dhënies së pasaportës kontrollorit, ka tentuar ta korruptojë duke vendosur  në brendësi të pasaportës  shumën prej 100 €.

Materialet i kaluan  Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051