INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
100 persona helmohen nga torta, mes tyre dhe fëmijë

100 persona helmohen nga torta, mes tyre dhe fëmijë

Publikuar më: 12:30 08-06-2017

Rreth 100 persona janë shfaqur në spitalin e Peshkopisë më shenja helmimi, mes tyre mësohet se janë dhe 50 fëmijë.

Dyshimet e para janë se shkak për këto helmime janë bërë konsumimi i ëmbëlsirave të marra në një pastiçeri në Peshkopi.

Personat që kanë konsumuar tortë kanë qenë në një gëzim familjar. Drejtoria e Shëndetit Publik me konstatimin e rastit ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në Tiranë për ekzaminim.

Gjithashtu në bashkëpunim me Inspektoratin e Sigurisë Ushqimore ka bllokuar pastiçerinë ku dyshohet se janë shitur tortat.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107