INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
100 vota kundër tij, zbulohet lëvizja e Presidentit. A do e shpërndajë Parlamentin Ilir Meta?

100 vota kundër tij, zbulohet lëvizja e Presidentit. A do e shpërndajë Parlamentin Ilir Meta?

Publikuar më: 15:07 14-06-2019

Paraditen e sotme Presidenti e cilësoi opozitën e re në Parlament jolegjitime kur u pyet për 100 votat kundër tij dje në Parlament. Pas afërsisht 24 orë nga votat e Parlamentit kreu i shtetit ka bërë lëvizjen e radhës. Në një kërkesë të bërë sot, Presidenca i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, listën me të gjithë emrat e deputetëve të Parlamentit. 

Aktualisht, Parlamentit i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të PD për plotësimin e vendeve vakante. “Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi? Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt si dhe listën emërore të deputetëve në shkallë vendi”, shkruhet në kërkesën e Presidentit në letrën ku i kërkon informacion KQZ-së.

Kjo lëvizje e re nga ana e kreut të shtetit në media është interpretuar si hap i mundshëm i Metës për shpërndarjen e Parlamentit.

kerkesa_e_metes_per_kqz.jpg

kerkesa_e_metes_per_kqz_1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322