Oppo Find X ka qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë. Njerëzit po linin kokën për të para se të lançohej, por sot duket se ka probleme, të cilat nuk duhet që të ekzistojnë tek një smartphone që kushton 1000 dollarë.
Epo pamja e Find X ëshstë fenomenale, ekrani që mbulon gati 94% të pjesës ballore të smartphonit po ashtu, por ky smartphone thjesht nuk është aspak cilësor.
Përveç kamerave skandaloze, mungesës së fingerprintit dhe të ëater proofit, trupi i smartphonit në flaë është konstruktuar shumë keq. Pjesa e pasme është xham(jo gorilla si në rastin e Samsung apo Apple) dhe poshtë tij kemi plastikë. Kur atij i ushtrohet forcë, thyerja është shumë e lehtë. Gjëja më e çuditshme është që ekrani është më i fortë se trupi(ekrani prodhohet nga Samsung dhe është i mbuluar me Corning Gorilla Glass 5).
Për më tepër ja ku keni dhe videon që provon në mënyrë absolute problemin e smartphonit:
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.