Lexoni këto 101 gjëra romantike që duhet t’ia thoni të dashurës suaj sa herë të keni mundësi, sidomos nëse doni të shprehni dashurinë tuaj për të. Dashuria nuk fillon në mëngjes dhe përfundon në mbrëmje. Ajo vjen kur keni më pak nevojë për të dhe përfundon atëhere kur keni nevojë më tepër.
Nëse do t’i tregoni partnerit ndjenjat tuaja sigurohuni se jeni vërtet i dashuruar dhe jo thjesht i magjepsur. Shikoni disa gjëra si për shembull nëse ju pëlqen të rrini me të apo jo? A ju pëlqen të kaloni kohë së bashku? E të tjera si këto.
Studiues këmbëngulin se vajzave u pëlqen një mashkull i cili i komplimenton për bukurinë e tyre. Kjo sepse u rrit vlerësimin që ato kanë për veten e tyre. Bëjeni të lumtur dhe tregojini se e dashuroni vërtet. Mos u mundoni shumë me fjalë të tepërta, mjafton të tregohuni i drejtpërdrejtë për atë që ndjeni realisht.
Vlerësoni ndjeshmërinë e saj dhe mbi të gjitha zgjuarsinë dhe karakterin që ka. Nëse ajo ju thotë jo, atëherë provoni ta ngacmoni pak, por nëse ajo nuk ndjehet rehat mësoni të ndaloni!
Gjërat të cilat e bëjnë të lumtur
• Këndoji një këngë dashurie.
• Bëji një suprizë me dhurata të vogla.
• Krijoni një album me foto.
• Putheni përpara miqve.
• Komplimentojeni për flokët.
• Dhuroji komplimente për veshjen.
• Tregojini se e bukur është.
• Merreni nga puna dhe shkoni për një drekë.
• Thuaji më shpesh të dua.
• Bëni shopping më të.
• Tregojini se ju merr malli për të.
Të gjitha këto gjëra jua sugjerojmë me dashamirësi. Ndërkohë, kur jeni bashkë përqafohunii në mënyrë shoqërore. Komunikoni me telefon, flisni me sms, e-maile dhe përdorni ndonjë nga rrjetet sociale për të qënë në kontakt me njëri-tjetrin. Mos prisni që vetëm ajo të angazhohet në lidhje.
Kontrollojeni kur është e sëmurë ose telefonojeni gjatë ditëlindjes së saj. Tregoji se je vërtet i interesuar për të, jo vetëm si i dashuri, por edhe si pjesëtar i familjes.
Për një vajzë, ky gjest është jetë vërtetë i bukur. Nuk ka asgjë më të bukur sesa një kompliment i sinqertë dhe një gjest i mirëmenduar.
101 gjëra romantike që duhet t’ia thoni të dashurës
Foto: @tudor.tennessy via Twenty20
Sa herë që shoh sytë e tu të bukur, bie në dashuri me ty nga fillimi, sikur ditën e parë.
Kur jam larg teje, jam vetëm gjysma e personit që dua të jem.
Më pëlqen shumë se si flokët e tua rrëshqasin nëpër gishtat e dorës sime.
Parajsa bëhet e vërtetë kur jam në krahët e tu.
Njëmijë zemra nuk mjaftojnë për të mbajtur gjithë dashurinë që ndjej për ty
Nuk e di se çfarë do të bëja pa ty në jetën time.
Më këputen gjunjtë sa herë më prek.
Mund të kaloj një përjetësi vetëm duke të të parë duke fjetur, je shumë e bukur!
Unë mund të rri zgjuar gjatë gjithë jetës, vetëm që të jem i pari për të të puthur dhe për të të thënë gjëra romantike çdo mëngjes.
Ti je arsyeja pse kjo botë është e bukur
Foto: Freepik
Koha do të eci dhe të dy do të plakemi, por, dashuria ime për ty nuk do të vdes kurrë.
Unë do të jem aty për ty, kur yjet nuk do të shkëlqejnë, derisa qielli të shpërthejë dhe fjalët të mos kenë më rimë. E di se edhe kur të vdes, ti do të mbetesh në shpirtin tim edhe në jetën e përjetjme.
Rrahjet e zemrës tënde janë tingulli më i bukur.
Mund të shoh vetëm ty përgjithmonë dhe ende të ndjehem sikur të shoh për herë të parë.
Mjafton buzëqeshja jote dhe e gjithë mërzija më largohet menjëherë
E adhuroj se si më bën të ndihem kur je në krahët e mij dhe kur të përqafoj.
E di se i kemi kaluar çaste të mira dhe të këqija së bashku. Ndonjëherë bëhem nervoz dhe zihemi me njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë se nuk të dua. Zënkat kanë të mirën e tyre, sepse pas çdo zënke kuptojmë sa dashuri të fortë kemi.
Buzëqeshja jote e ëmbël më bën të ndihem si në parajsë.
Adhuroj ndjesinë e lëkurës tënde, butësinë dhe aromën e saj.
Humbas në sytë e tu, sepse janë kaq magjepsës
Foto: dashapats via Twenty20
Mendoj se Zoti ka qenë i pirë kur të ka krijuar sepse nuk askush tjetër nuk i afrohet bukurisë tënde.
Dita ime nis duke menduar për ty dhe e përfundoj duke të të parë në ëndrrat e mia.
Thonë se një foto tregon 1,000 fjalë, por kur shikoj foton tënde shoh vetëm 3 fjalë: Të…..dua…..shumë.
Ti je shoqja ime më e ngushtë, krahu ku mbështetem, personi i vetëm të cilit i besoj, ti je dashuria e jetës sime. Je gjithçka për mua!
Një moment pa ty duket sikur zgjat mijëra vite
Ti mbush jetën timë me kujtime të cilat i rikujtoj sa herë që nuk je me mua.
Sa herë të shoh, buzëqesh pa pavetëdije. Është sikur asgjë nuk ka rëndësi në këtë botë më shumë sesa një shikim i yti.
Nëse do të më duhej të zgjidhja mes frymëmarrjes dhe dashurisë për ty, unë do të shfrytëzoja frymën timë të fundit për të të thën “Të dua.”
E di se ti ke ndryshuar botën time dhe asgjë nuk ka për të qënë si më parë.
Dashuria jote më ka mësuar se si të ëndërroj edhe kur jam zgjuar.
E adhuroj faktin se sa të sinkronizuar jemi me njëri-tjetrin! Askush nuk më kupton sikur ti. Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit, përsa kohë jam me ty!
Fale teje kam kuptuar se sa shumë dashuri kam për të dhënë dhe e gjithë kjo dashuri të përket ty
Foto: Freepik
Kur mendoj për ty, papritmas gjithçka rregullohet.
Momentin e parë që jemi takuar e kuptova se jemi bërë për njëri-tjetrin, dhe u ndjeva si në shtëpi.
Sa herë që mendoj për ty dhe ti nuk je aty, përqafoj jastëkun tënd sikur të ishe ti dhe fle e zgjohem me aromën tënde.
Nuk do lodhem kurrë së thëni gjëra romantike.
Mbrëmë kam parë yjet dhe kam numëruar bashkë me to çdo arsye përse të dashuroj.
Sa herë dëgjoj zërin tënd më duket sikur dëgjoj muzikën më të bukur në botë
Sa herë që je larg, më mungon gjithçka e jotja.
Ti je arsyeja se pse ekziston mirësia në botë.
Buzëqeshja jote kur je e lumtur rreth mijëra njerëzve të tjerë më gëzon pa fund, sepse e di që jam i vetmi që ti sheh kur ke nevojë për ndihmë. Nuk dua që askush tjetër të të shohë të mërzitur.
Gjëra romantike të tilla si këto shprehje do t’jua shtojnë dashurinë edhe më tepër, ndaj mos hezitoni t’i përdorni ato.