Përdoruesit e rregullt të Instagramit janë shumë aktivë dhe postojnë shumë foto duke u përpjekur të marrin sa më shumë pëlqime të jetë e mundur. Shumica e tyre janë kaq tipike dhe të ngjashme, saqë fillojnë edhe të të ‘bezdisin’ duke qenë se i shohim shpesh dhe gjithmonë sapo hapim Instagramin.
Ja cilat janë pikërisht ato foto që të gjithë ne i kemi parë dhe në ato momente kemi thënë “seriozisht, sërish kështu lloj fotosh?”
Foto në palestër
Filtrat e snap-it (kryesisht të qenushit)
Belifie (çfarë ka dashur të thotë autori me atë foto?)
Foto të thonjve të sapo dala nga qendra estetike
Foto të ushqimeve
Kur tregon buqetën me lule që ke marr nga i dashuri, por që asnjëherë nuk sheh nga kamera
Foto të biletave të udhëtimit
Foto të këmbëve (sidomos që tani po vjen periudha e plazhit, bëhuni gati!)
Foto “no make up, no filter” (ndërkohë kur sheh foton ajo nuk ka lidhje me përshkrimin)
Nuk mund të quhet se lexon nëse nuk hedh një foto të librit
Ke makinë dhe nuk e nxjerr në Instagram? Më fal, por ti nuk je ‘trendy’