INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
11 gjërat që AI dëshiron t'i fshehë nga ti!

11 gjërat që AI dëshiron t'i fshehë nga ti!

Publikuar më: 17:02 18-06-2019

Që dikur ishte një partner shumë i keq për dikë. Gjithkush ndoshta ka pasur ndonjë të dashur që ka zgjuar çmendurinë brenda vetes, dhe në një mënyrë shumë të keqe. Ai nuk dëshiron që të jap detaje se si është rebeluar gjatë ahengjeve ndaj meshkujve tjerë vetëm sepse ia kanë shikuar femrën. Ai pendohet për gjërat në të kaluarën dhe nuk dëshiron që ju të mendoni: Pse ai duhet të rrahë secilin mashkull për mua?

2. Çdo dhuratë me të cilën dëshiron t’ju befasojë. Nëse nuk bashkëjetoni, kjo është e lehtë. Ai mund thjeshtë ta hedh në dollap në rast se ju vini. Por nëse jetoni së bashku, atëherë ai duhet ta gropojë diku në oborrin e shtëpisë që mos ta shihni.

3. Për pornografinë e tij. Falë internetit, është më e lehtë se kurrë të mbuloni gjurmët tuaja. Masturbimi në vitin 2015 është sikur kryerje e një vrasje në vitin 1832; nëse nuk ka ndonjë dëshmitarë okularë, ju thjeshtë mund ta mohoni këtë.

4. Se ai ende ndjek disa profile seksi në instagram. Nuk ka me të vërtetë asnjë shpjegim pse ai ndjek dozën e përditshme të fotove provokuese. Profilet si këto shërbejnë për një qëllim njëjës. Edhepse, ndoshta tani ai më veç i ka harruar këto gjëra, andaj lëreni të qetë, sigurisht tani nuk e frekuenton aq shpesh instagramin si më parë.

5. Numri i femrave që ka fjetur me to. Njerëzit tmerrohen për këtë numër. Ose është shumë numër i madh, ose shumë i ulët, kështuqë partneri duhet të gënjejë për këtë. Mbajeni këtë tempo: “As mos pyetni, as mos tregoni”.

6. Se ai është duke ju tradhëtuar. Disa njerëz janë shumë të mirë për këtë punë (fatkeqësisht). Këto meshkuj mashtrojnë familje të tëra pa dijeninë e partnerëve të tyre. Nuk ia vlen kjo kënaqësi nga stresi që e përjetoni.

7. Se ai absolutisht nuk ishte duke iu dëgjuar për 10 minutat e fundit. Për të qenë të drejtë, nuk është e hijshme që gjithçka që keni folur gjatë tërë kohës, të mos e ketë regjistruar partneri fare. Por, ai duhet ta fsheh këtë, jo për të shmangur zemërimin tuaj, por edhe të kursejë veten nga përsëritja e fjalëve nga ju. Pra në njëfarë mënyre, kjo paraqet ide shumë të mirë.

8. Se ai mund dhe bëhet xheloz ndaj jush. Por, ndoshta ai mundohet ta mbajë ndër vete xhelozinë dhe nuk e lë të depërtojë…

9. Sa i padjallëzuar dhe pa përvojë ka qenë kur ju ka njoftuar së pari herë. Ndoshta tani i vjen turp për gjërat që nuk i ka ditur apo mungesës së përvojës. Por, nuk është e drejtë që tani ai t’jua kumtojë këto gjëra, kohërat kanë kaluar dhe duhet të ecni te para.

10. Se duhet ta bëjë nevojën e madhe por ngushtohet sepse është takimi i dytë i juaji. Është shumë shqetësues fakti kur ndjeni nevojën e jashtëqitjes dhe jeni në një shtëpi apo ambient të panjohur, sidomos pranë personit të dashur. Sado që të shtirreni se nuk keni punë me jashtëqitjen, ajo prap do e vërejë hallin tuaj dhe nuk keni nevojë të justifikoheni.

11. Për atë bluzën që partnerja ju ka thënë ta hidhni dhe ju nuk e keni bërë. Por, realisht nuk e keni bërë. Është dikur e fshehur në sirtarin tuaj dhe pretendoni para saj se nuk e vishni më.

Article Logic
Execution time: 0.003892183303833