INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
11 këshilla që fëmijët tuaj të evitojnë rreziqet e rrjeteve sociale dhe internetit [FOTO]

11 këshilla që fëmijët tuaj të evitojnë rreziqet e rrjeteve sociale dhe internetit [FOTO]

Publikuar më: 14:44 01-09-2016

Siguria online e fëmijëve në internet,  është dicka e rëndësishme në ditët e sotme.  Ata janë gjithë kohën të ekspozuar ndaj vjedhjeve, rrëmbimeve dhe zhbirimit online nëse nuk u mësohen që herët, rregullat e sigurisë në internet.  Më poshtë keni disa pika që do t’ua bëjnë më të lehtë këtë proçes.

1.        Të heqin dorë nga disa guida

Shpjegojini fëmijës tuaj që nëse poston një herë dicka në internet, ajo do të mbetet aty gjithmonë dhe asgjë nuk është 100% private.

2.   Jini të kujdesshëm me informacionet personale

Jepi atij një listë të asaj se cfarë janë informacionet private dhe tregojuni se ata gjithmonë duhet të kontrollojnë se me kë po I ndajnë ato detaje qoftë me ndonjë ëebsite apo edhe person tjetër në internet.

3. Mbrojtje të përdorimit me Pasword

Fëmijët krijojnë adresat e tyre të e-mailit që të vegjël.  Edhe pse disa ëebsite sugjerojnë të përdorni pasëordë të vështirë për t’u kopjuar, bëni mirë ta orientoni fëmijën drejt pasëordeve me karaktere të miksuara dhe simbole të vecanta dhe porositini ata të mos e ndajnë pasëordin me askënd , ndoshta as me ju.

4. Vënia fre e përdorimit të mediave sociale

Diskutoni me ta se cfarë duhet të ndajnë në internet dhe cfarë jo. Nëse doni të siguroheni për privatësinë online të fëmijës tuaj, atëherë sajoni emra të rremë të një media, shkolle apo qyteti.

5.Privatësia në Whatsapp

Fëmijët nuk e dinë se bisedat e tyre në aplikacione si ëhatsappi nuk janë 100% private. Kështu, këshillojini që të mos ndajnë detaje si nr llogarie bankare ose informacione të tjera të rëndësishme si passëordet përmes mesazheve.

6. Ndani lajme dhe vjedhje personale me ta

Nëse fëmijëtjanë të rritur mjaftueshëm për të kuptuar, ndani me ta lajmet e fundit të vjedhjeve personale që t’i ndërgjegjësoni për rrezikun me të cilin mund të përballen gjatë përdorimit të internetit.

7. Shpjegojini rrezikun e përdorimit të Wi- Fi publik falas

Fëmijët e adhurojnë  Wi-Fi  falas, kush nuk e adhuron? Shpjegojini fëmijës  të jetë vecanërisht I kujdesshëm kur të lidhet me këto rrjete pasi mund të jenë lehtësisht të monitorueshme. NJë nga mnëyrat më të mira të përdorimit të Ëi-Fi pubik është të instaloni një VPN (rrjet virtual privat). Mund ta instaloni atë në telefonin e fëmijës tuaj dh eta mësoni atë sit a ndezë kurdo që ai përdor  Ëi-Fi publik.

8. Instaloni një VPN (rrjet virtual privat)

Për një mbrojtje më të mirë, instaloni një rrjet virtual privat që të ekriptoni të gjitha të dhënat e tyre të komunikimit.  VPN (rrjeti virtual privat) krijon një lidhje që enkripton automatikisht  të gjitha të dhënat hyrëse dhe dalëse dhe mbron këdo që përdor internetin. NordPN është një nga më të sigurtit në treg. Mjafton vetëm të shtypësh butonin On dhe jeni lidhur. Punon deri në 6 pajisje dhe tani është I mundur edhe në aplikacionet e Mac dhe Android .

9. Paralajmërojini ata për  mashtrimet e lojërave

Bini dakord që të instaloni me fëmijët tuaj lojëra të cilat janë të njohura dhe gëzojnë respektin e përdoruesve të tjerë. Pasi të keni bërë disa kërkime sigurohuni t’I shkarkoni ato nga një burim I sigurt dhe i rregullt. Shpesh lojëra fallco shkarkohen online duke u dukur plot ngjyra dhe emocionuese në ëebsite ndërkohë që mund të infektojnë pasjisjen tuaj.

10.  Të folurit me të huaj në chat room-e

Fëmijët janë të paduruar për të diskutuar interesat e tyre në forume të ndryshme që mbijnë cdo ditë. Në asnjë rrethanë të mos ndajnë ndonjë foo, adresë apo passëord me të tjerë.

 

11. Të jenë të kujdesshëm ndaj e-maileve free

Jo çdo gjë që shkëlqen është ar. Nëse fëmijët marrin një ofertë fantastike si një telefon falas apo një biletë koncerti, është një rreng për të marrë informacione private.  Këshillojini fëmjët t’ju tregojnë kur i marrin këto emaile si dhe të mos u përgjigjen asnjëherë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268