INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
11 këshilla stili dhe mode nga blogerja e njohur Armina Mevlani [FOTO]

11 këshilla stili dhe mode nga blogerja e njohur Armina Mevlani [FOTO]

Publikuar më: 16:15 03-10-2018

Ajo është një ndër blogeret më të famshme dhe të sukseshme sot. E kemi fjalën për bukuroshen Armina Mevlani, ku moda dhe stili është pika e saj e fortë. Moda është edhe dashuria e saj e parë, një dashuri që më vonë hodhi rrënjë të thella tek ajo. Stili për të nuk është vetëm dëshira për t’u dukur bukur, por një mënyrë për të shprehur veten dhe për t’u mbajtur mend. 

Mund të themi që stili retro apo vintage është stili i saj i preferuar dhe që e identifikon më së mirë. Kjo është sigurisht edhe meritë e ikonave të bukurisë së viteve 50’ dhe 60 që Armina i ka si muzë frymëzmi.
Stili i saj ndërthurur me elegencë dhe finesë, të bëjnë të mendosh se ajo ka lindur në epokën e gabuar. Megjithëse ajo nuk dëshiron të identifikohet vetëm me një stil të caktuar, por nuk mund të mos vërehet ndikimi i viteve '50 -'60 tek ajo.


Armina është një insprimim dhe një frymëzim për vajzat e reja sot, prandaj edhe në blogun e saj ‘The Rebel Heart’ ajo ka ndarë disa mësime stili dhe mode që mund të kemi parasysh që janë prezantuar për të gjithë sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasani :


1.Fustani i zi është shoqja e ngushtë për një vajzë dhe ka për tju shpëtuar gjtihmonë në çdo rast kur të mos dini çfarë të vishni. Fustani i zi klasik pas trupit nuk do të dalë kurrë nga mod

fustani_i_zi.jpg

 


2.E kuqja është ngjyra e preferuar e saj dhe Armina sugjeron që çdo vajzë duhet të ketë një fustan të kuq në garderobën e saj.

i_kuq.png

 


3.Një këshillë për ta mbajtur vathë në vesh nga Armina: Investo në xhinse, kryesisht ato të stilit vintage.

xhinset.png

 


4.Vendos red lipstick sepse nuk do të dukeni asnjëherë keq, përkundrazi.

red_lipsticc.jpg

 


5.Beretat, ky aksesor kaq elegant do të jetë gjithmonë një super trend.

beret.png

 


6.Eleganca është e vetmja bukuri që nuk do të zbehet asnjëherë.

eleganca.png

 


7.Fashion dhe moda përsërit veten gjatë gjithë kohës.

fash_perserit_veten.jpeg

 


8.Syzet kanë fuqinë që të shndërrojnë pamjen tuaj dhe të dukeni shumë stylish. Armina nëpërmjet blogut të saj “The Rebel Heart” sugjeron që të konsiderojmë pikërisht syzet retro.

syzet.jpg

 


9.Stili punk nuk ka vdekur në modë dhe fashion.

punk.png

 


10.Të gjitha rregullat janë bërë për t’u thyer në modë. Prandaj vishni tutat tuaja të preferuara me taka.

tuta.png

 


11.Jeni duke panifkuar një piknik në fundjavë dhe nuk dini çfarë të vishni? Armina Mevlani ka sugjerime për ju.


piknikk.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0042669773101807