INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
11 kuksianët e arrestuar 'blindojnë' Shkodrën

11 kuksianët e arrestuar 'blindojnë' Shkodrën

Publikuar më: 15:39 19-04-2018

Masa e arrestit për të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit në Tiranë disa ditë më parë blindoj kryeqytetin. Por lënia në burg të 11 të ndaluarve do të apelohet të premten në Gjykatën e Apelit në Shkodër. E njëjta panoramë do të jetë edhe në kryeqendrën e veriut, ku janë angazhuar forca të shumta policie dhe të FNSH për të garantuar sigurinë.
Mësohet se është parashikuar masa të rrepta siguria në gjykatën e Shkodrës ku nesër do të rivlerësohet masa e sigurisë “arrest me burg” vendosur nga Gjykata e Tiranës për 11 kuksianët protestues të Rrugës së Kombit.
Grupe FNSH-je e forcat Shqiponja kanë zbarkuar në qytetin e Shkodrës ku nesër do të mbërrijnë edhe deputetet e opozitës.
Në mbështetje të të ndaluarve do të shkojnë dhe deputetë të3 Partisë Demokratike por dhe të LSI. Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit të PD, të cilët kanë një kërkesë të vetme, lirimin e kuksianëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828