INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
11 shtetet ku ke më shumë mundësi për të gjetur një punë

11 shtetet ku ke më shumë mundësi për të gjetur një punë

Publikuar më: 12:07 01-05-2017

 

Kompanitë në të gjithë botën kanë filluar luftën e rekrutimeve pas një viti të mbushur me pasiguri politike dhe trazira.

Sipas anketës më të fundit ManpowerGroup për perspektiven e punësimit publikuar këtë muaj, 39 kompani nga 43të anketuara thanë se ishin në pritje që të rrisnin stafin e tyre.

Ja cilat janë 11 vendet me më shumë kompani në kërkim të zgjerimit të forcës punëtore:

11.Zelanda e Re është në krye të renditjes për cilësinë e jetës .

10.Guatemala: Ekonomia dominohet nga sektori privat, i cili gjeneron rreth 85% të PBB-së, dhe kompanitë janë duke kërkuar zgjerim të forcës punëtore.

9.Bullgaria: Vendi ka përjetuar rritje të shpejtë ekonomike në vitet e fundit dhe kompanitë në sektorë të ndryshëm janë në kërkim të profesionistëve.

8. Hong Kong: Mund të jetë një nga vendet me kosto më të lartë jetesë, por është qendër financiare për Azinë.

7.Rumania: kostoja e jetesës është shumë e ulët dhe pagat janë relativisht të ulët, po bëhet pike referimi për vendet që kërkojnë të shpërngulen në Evropë.

6. Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Tani që zgjedhjet kanë përfunduar, kompanitë në SHBA po kërkojnë të punësojnë me shpejtësi.

5.Hungaria: vendi ka kosto të ulëta të jetese dhe ka një treg pune të gjallë.

4.India: një ndër vendet me rritje më të shpejtë në botë, India vazhdon të punësojë fuqi punëtore në një varg sektorësh, që nga shërbimet profesionale deri tek prodhimi.

3.Sllovenia: Ndërkohë që Evropa Perëndimorë po punëson gjithnjë e më pak se pjesa tjetër e rajonit, në Evropën Lindore, kompanitë po kërkojnë të zgjerohen në fusha të tilla siç është teknologjia.

2.Japonia: Renditet ndër vendet me nivel të lartë të besimit për punësimit tek bizneset, fale edhe kulturës së korporatave në qytete si Tokio.

1.Tajvani: Shikohet si një ndër vendet më të mira në botë për ata që duan të punojnë jashtë dhe dëshirojnë që të rriten në karrierë.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047