Në 16 tetor 110-vjet më parë ka lindur diktatori Enver Hoxha.
Në këtë ditë, ai është kujtuar nga nusja e djalit të tij, Teuta Hoxha. Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se sot në familjen e tyre është një ditë e shënuar. Teuta Hoxha ka bashkangjitur dhe një foto të Enver Hoxhës.
"Sot për familjen tonë është një ditë e shënuar, në përkujtim të 110 vjetorit të datëlindjes së Enver Hoxhës", shkruan ajo.