114 vjedhje në territorin Italian, mund të quhet pa frikë si specializim i grabitjeve të banesave dhe objekteve. Banda e përbërë nga 20 shqiptarë, është zbuluar nga karabinierët italiane.
Mësohet se policia italiane e qytetit të Trentos ka ekzekutuar urdhër arrestin ndaj 20 shtetasve shqiptarë, anëtarë të një bande kriminale e specializuar në grabitje banesash e objektesh.
Sipas karabinierëve, kjo bandë është autore e 114 grabitjeve të kryera në territorin italian.
Ndërkohë 5 anëtarë të kësaj bande janë arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprës penale të grabitjes, ndërsa 7 anëtarë të tjerë të bandës janë identifikuar në Shqipëri. Nën akuzën e grabitjeve të banesave, autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj shqiptarëve.
Ndërkohë, 3 shqiptarë të tjerë të bandës janë shpallur në kërkim.
Në momentin e ndalimit të 5 shqiptarëve, policia italiane ka sekuestruar 25 mijë euro, disa qindra monedha ari, objekte të ndryshme të shtrenjta si dhe një pistoletë me 2 karikatorë e 21 plumba, e cila rezulton e vjedhur më vitin 2015. Sipas karabinierëve italianë, vlera e materialeve të vjedhur kapërcen shumën e 200 mijë euro.
Ndërkohë pritet të zbardhen më shumë detaje mbi këtë bandë grabitësish shqitparë.