INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
115 kg kanabis, 1 person i arrestuar në Shkodër

115 kg kanabis, 1 person i arrestuar në Shkodër

Publikuar më: 08:28 19-07-2017

115 kilogram kanabis sativa janë sekuestruar nga Policia e Shkodrës, ndërsa në pranga është vënë një 46 vjeçar. Uniformat blu të kryeqendrës së veriut bëjnë të ditur se informacioni është marrë mbi bazën e informacioneve në rrugë operative. Ndërkohe operacioni antikanabis është në vijimësi të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin. Nga operacioni policor i koduar “Rrethina”, mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi Margjin Livalli, 46 vjeç, banues në Shkodër.
Njoftim i Policisë:
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë ku brenda tyre kishte 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 115 kilogramë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0016961097717285