INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 destinacionet e preferuara të kroçerave, mes tyre dhe Shqipëria

12 destinacionet e preferuara të kroçerave, mes tyre dhe Shqipëria

Publikuar më: 10:10 26-07-2016

Britanikia The Telegraph ka hartuar një listë me 12 destinacionet më të preferuara për kroçierat dhe Shqipëria gjendet mes tyre.

Në një shkrim të plotë thuhet:
“Edhe pse mund të keni ndërmarrë udhëtime të panumërta në Europë, nuk është e thënë që ta keni ezauruar plotësisht. Linjat e kroçierave janë duke kërkuar destinacione të reja për ta bërë udhëtimin më tërheqës dhe me më shumë varietet. Nga ana tjetër shumë porte kanë shtuar lehtësitë përtë pritur pasagjerët. Nëse vëretet po mendoni për të ndërmarrë një udhëtim në Mesdhe, qoftë në Egje apo në Adriatik atëherë duhet të mendoni më lokalisht dhe të zgjidhni ture të vogla që organizohen nga kroçiera, si : Silversea, Swan Hellenic, Seabourn dhe Noble Caledonia. Flotat e tyre kompakte janë të afta të futen edhe në porte të vegjël. Megjithatë ka shumë zgjedhje dhe mund të kombinoni një tur interesant që mund të ofrohet edhe nga anijet e mëdha”.
Shqipëria hyn për herë të parë në listen e destinacioneve të preferuara nga kroçierat edhe Shqipërinë, duke u renditur pas Greqisë dhe Kroacisë.
“Shqipëria, vetëm së fundmi është hapur për turistët, pasi për shumë kohë ka qenë e rrethuar nga misteri”, shkruan The Telegraph, ku bën dhe një përshkrim të detajuar.
“Përtej plazheve të pashkelura dhe të qeta, ngrihen rrënoja të vjetra greko-romake dhe site arkeologjike që nuk i keni ndeshur më parë. Shqipëria gjendet në listën e kroçierave të linjës Seabourn, ndërsa P&O ka deklaruar se do të vazhdojë ta përfshijë këtë vend në listat e saj”, shkruan Telegraph për Shqipërinë.
Më pas lista vazhdon me destinacionet, që mund të përshkohen në Spanjë, Itali, Afrikën e Jugut apo në Korsikë.Telegraf shkruan se numri i destinacioneve në Mesdhme vetëm do të rritet dhe kroçierat do të kthehen në zgjedhje tërheqëse.
Ndërsa sipas Monitor të dhënat e portit më të madh në vend, atij të Durrësit deri tani në kalatat e tij janë ankoruar 11 kroçiera dhe deri në muajin nëntor pritet të mbërrijnë edhe 15 kroçera të tjera me turistë nga i gjithë globi.

Article Logic
Execution time: 0.0042741298675537