INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 Fëmijët në shpellë/ Musk dhe plani i tij i shpëtimit, shefi i zhytjes: Shko dhe fute në... [VIDEO]

12 Fëmijët në shpellë/ Musk dhe plani i tij i shpëtimit, shefi i zhytjes: Shko dhe fute në... [VIDEO]

Publikuar më: 12:38 16-07-2018

Sytë e të gjithë botës kanë qenë tek fëmijët e bllokuar në Tajlandë. Vende të ndryshme të botës ofruan ndihmën e tyre. Miliarderi Elon Musk po ashtu u përpoq që të ndihmonte me anën e një pajisjeje shumë inovatore.

Musk propozoi që të ndërtohej një nëndetëse e cila do të tërhiqej nga dy zhytës dhe do të mbante dy fëmijë në brendësi. Pak pas deklaratës së tij nëndetësja u ndërtua dhe vetë miliarderi shkoi në terren për të asistuar shpëtimin.

Ai u fut deri në mes të shpellës, por më vonë trupat speciale të shpëtimit ntë Marinës Britanike, Navy Seals i dhanë urdhër që të kthehej mbrapsht. Pak orë më vonë operacioni i shpëtimit filloi pa nëndetësen.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Kur shefi i Navy Seals u pyet nga CNN në lidhje me asistin e Musk, ai nuk shfaqi aspak mirënjohje. Plani i zotit Musk ishte shumë idiot citoi ai. Nëqoftëse ne do të vepronim sipas tij, jeta e të gjithëve do të ishte në rrezik. Madje eksperti i zhytjes tha dhe që nëndetsen Musk mund ta fusi aty ku i dhemb më shumë.

E përshtatur troç në shqip, Musk mund ta fusi në b**hë nëndetësen se nuk shërben për ndonjë gjë tjetër.Ky i fundit ka quajtur zhytësin Unsworth "pedo guy" në Twitter dhe ka thënë që heronjtë e vërtetë janë ata të ekipit të pompave dhe jo zhytësit. Dikush nuk pranoka dot gabimin mesa duket.  Zhytësi hero ka folur sërish pas tweetit të miliarderi dhe ka thënë që do të padisë këtë të fundit pasi e ka quajtur pedofil pa kurrfarë të drejte.

 

 musk_the_asshole.JPG

Për më tepër ja ku keni intervistën e zhytësit Unsworth:

Article Logic
Execution time: 0.0037641525268555