INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 gjërat që çdo mashkull duhet t’ia thotë të dashurës së tij!

12 gjërat që çdo mashkull duhet t’ia thotë të dashurës së tij!

Publikuar më: 21:11 19-01-2017

Për të çuar para një lidhje në çift ose për ta mbajtur në nivele të larta marrëdhënien, nuk është aq e thjeshtë. Kërkohet impenjim, mirësjellje, duhet të dhuroni shumë dashuri, por edhe duhet të jeni tolerant, sidomos në momentet kur nuk po kaloni një periudhë të mirë. Mirëpo ekzistojnë disa gjëra, që çdo femër do ndihej e lumtur nëse partneri i tij do i bënte ose do ua thonte ato. Intv.al jus jell 12 prej tyre:

1-Falenderoje atë për gjithçka çfarë ka bërë, dhe tregoji që e vlerëson shumë

Është e rëndësishme kur I demonstron dashurinë rregullisht, por është e rëndësishme edhe kur i tregon vlerësimin tënd për të. Kështu ajo do t’ju dojë më shumë. 

2-Thuaji asaj se është e bukur

Thuaja shpesh! Fjalët e tua të bukura do i rrisin besimin në vetvete.

3-Ftoje shpesh herë për të dalë

Prioriteti juaj duhet të jetë koha që kaloni së bashku. Sa më shumë kohë të kaloni me njëri-tjetrin, aq më shumë të bashkuar do të jeni.

4-Inkurajoje dhe mbështeti ëndrrat e saj

Mos e rrotullis botën rreth ëndrrave të tua, mbështete atë në iniciativa të reja. Do i japësh një ndihmë të madhe.

5-Foli pozitivisht asaj, dhe fol pozitivisht për të te të tjerët

Kuri i flisni pozitivisht, ajo do ndihet më e dashuruar dhe e respektuar njëkohësisht

6-Dhuroji tërheqje fizike, edhe pa qenë nevoja për seks

E pranojmë që seksi është një pikë kyçe e marrëdhënies, por ajo e kërkon afeksionin tuaj edhe jashtë krevatit.

7-Lutu me të, dhe lutu për të

Ju mund të jeni personi I vetëm që luteni për të, kështu që ajo do ndihet më e lumtur se kurrë

8-Vendos preferencat e saj para preferencave të tua.

Mos debate me të rreth problemeve të vogla, si psh, çfarë ngjyre duhet dhoma. Lëreni të zgjedhë ajo

9-Komuniko me të për të gjitha gjërat

Shumë femra kanë nevojë për komunikim, po aq sa kanë meshkujt nevojë për seks. Hapuni me të, tregojini çdo detaj nga dita juaj.

10-Vlerësoje atë më shuëm se vlerëson karrierën tënde, paratë ose hobit.

Demonstroji me “kohën” tënde, se ajo është prioriteti yt.

11-Kur e lëndon atë, kërkoji falje

Mos lejo që të të mundë krenaria. Merr përgjegjësitë dhe kërko falje.

12-Asnjëherë mos hiq dorë nga ajo

Marrëdhënia përfekte është pikërisht ajo ndaj dy personave që nuk heqin dot dorë nga njëri-tjetri. 

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607