Kombëtares shqiptare i janë bashkuar së fundmi edhe dy lojtarë nga kampionati shqiptar, dy lojtarët e Skënderbeut Gavazaj dhe Lilaj.
Pasditen e sotme do të ketë edhe një seancë stërvitore, ndërsa para saj do të mbahet edhe konferenca për shtyp nga trajneri Panucci, nga i cili do të mësojmë edhe çdo të ndodhë me Lenjanin, i cili është dëmtuar së fundmi.
Sa i përket interesimit, deri mesditën e të hënës janë shituar thuajse gjysma e biletave të stadiumit 22 mijë vendësh, ku do të luhet ditën e nesërme miqësorja me Kosovën.