Uniformat blu vijojnë aksionin e asgjesimit të bimëve narkotike cannabis sativa. Policia e Këlcyrës ka asgjësuar me djegje, rreth 12000 bimë cannabis sattiva, në vendin e quajtur "Allangjyz Meshahaj", në afërsi të fshatit Bubës i Dytë.
Nga të dhënat e para të uniformave blu bëhet me dije se gjatësia e bimëve varionte nga 20-40 cm dhe ishin të kultivuara në një parcelë të hapur rishtas.
Ndërkohë që bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.