INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 momentet kulminante të Javës së Modës në New York [FOTO]

12 momentet kulminante të Javës së Modës në New York [FOTO]

Publikuar më: 17:39 14-09-2017

Tani që koleksioneve të Pranverë/Verë 2018 iu erdhi fundi në New York, poi u kthehemi edhe njëherë nga fillimi për të përzgjedhur momentet më të veçanta të gjithë kësaj jave të mbushur plot me evente. Nga dalja për herë të parë në pasarelë e dy modeleve e deri te fundi I shfaqjes së Marc Jacobs, ja 12 momentet që spikatën më shumë këtë javë.

hbz-nyfw-moments-tom-ford-1505338735.jpg

Tom Ford solli shkëlqimin
Kur Tom Fom dërgoi dtesat për shfaqjen e tij Pranverë 2018 së bashku me një shishe të parfunmit të tij më të fundit “Fucking Fabulous”, çfarë mund të prisnit tjetër prej tij? Xixa, shkëlqim, temina, silueta ultra seksi dhe prezencën e Kim Kardashian, Julianne Moore dhe Ciara të ulura në rradhë të parë.

hbz-nyfw-moments-kaia-gerber-gettyimages-843920326-1505338736.jpg

Kaia Gerber sfilon për herë të parë
Vajza e supermodeles Cindy Crawford, u shfaq për herë të parë në pasarelën e Calvin Klein, vetëm disa ditë para se të mbushte 16 vjeç. Vetëm në javën e parë të karrierës së saj ajo eci për Alexande Wang, Coach, Fenty x Puma nga Rihanna si dhe mbylli Marc Jacobs.

hbz-nyfw-moments-bazaar-icons-2-1505397171.jpg

Eventi “Icons” bën bashkë gjithë VIP-at
Festa e organizuar nga Carine Roitfeld “Icons”, e mbajtur në Hotel Plaza në Neë York, kishte të ftuar The Weeknd (i cili edhe performoi), Selena Gomez, Nicki Minaj, Kim Kardashian, Jared Leto, Courtney Love, gjithë supermodelet etj.

hbz-nyfw-moments-leslie-jones2-1505339347.gif

Leslie Jones kaloi kohën më të mirë nga të gjithë të ftuarit
Ajo u kthye në një nxitëse tifozësh në shfaqjen e Christian Siriano, teksa brohoriste dhe “çmendej” pas modelve.

 

 

Teyana Taylor na dha një mësim sit ë mbyllësh shfaqjen
Kërcimtarja e klipit “Fader” nga Kanye West mbylli shfaqjen e Philipp Plein me një ecje epike.

hbz-nyfw-moments-kaia-gerber-gettyimages-845100442-1505338736.jpg

#WangFest zbriti në Bruklin
Shfaqja e Alexander Wang u zhvillua në rrugë, ku modelet zbrisnin nga autobuzi. Ndërsa për festën pas shfqajes mund të përmendim një mal me petulla, një pishinë me birra, kokteile dhe këngëtarë si Cardi B, Ashanti dhe Ja Rule të cilët performonin.

hbz-nyfw-moments-rihanna-gettyimages-845445078-1505338736.jpg

Rihanna solli motorra sportivë në pasarelë
Si dhe i përshëndeti të gjithë në fund, hipur mbi një të tillë.

hbz-nyfw-moments-hadid-sisters-gettyimages-845853802-1505338737.jpg

Bella ndihmon Gigi-n në Anna Sui
Kjo pasi motra e saj kishte humbur një këpucë në pasarelë. Ku ka si motrat?

hbz-nyfw-moments-cardi-b-1505338736.jpg

Cardi B. ishte ylli i javës
Pas performancës si repere në Alexander Wang, ajo u kthye edhe në një modeled he çdo gjë ishte e papritur.

hbz-nyfw-moments-solange-gettyimages-846157362-1505338737.jpg

Solange jep një shfaqje surprizë
Jo vetëm që u shfaq me flokë ngjyrë platini dhe të bëra gërshetë, por i mahniti të gjithë me performancën e saj në shfqajen e Mayam Nassir Zadeh.

14REVIEW-INYT2-superJumbo.jpg

Ralph Lauren mbledh modelet në garazhd
Një seri makinash luksoze zbukuronin pasarelën e Ralph Lauren, shfaqja e zila mbahej në garazhdin privat të vetë dizenjuesit.

gettyimages-846640608-1505349057.jpg

Marc Jacobs e mbyll javën me ngjyra
Për “grand finale” të javës së modës, Jacobs shfaqi një larmishmëri ngjyrash dhe printesh. Duke sjellë sërish maksimalizmin, një pasarelë në qetësi të plotë ndërpritet nga një muzikë e lartë sikur të ishe në opera.

Article Logic
Execution time: 0.0040280818939209