Sërisht cannabis sattiva në qarkun e Vlorës. Mësohet se policia e Vlorë ka asgjësuar 12 parcela me rreth 1527 rrënjë bimë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sattiva.
Sipas uniformave blu të këtij qytetit, bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Peshkëpi dhe Kaninë të Vlorës, të cilat ishin të kultivuara në mesin e pyjeve dhe anës lumenjve të këtyre fshatrave.
Ndërkohë policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr.
Policia e këtij qarku po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.