INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 shenjat e horoskopit dhe si do e udhëhiqnin ato botën

12 shenjat e horoskopit dhe si do e udhëhiqnin ato botën

Publikuar më: 11:50 02-08-2017

Ndodh të mendoni që një ditë të udhëhiqni botën ju të vetëm dhe nëse të gjithë do të vepronin sipas planit tuaj, jeta do të ishte më e bukur.

Ja si do të ishte bota e drejtuar nga ne dhe e populluar vetëm me shenjën e zodiakut.

Dashi

Nëse dashi do të udhëhiqte botën, jeta do të ishte më aktive. Gjithashtu ju do të kishit ditëlindjen në çdo ditë të vitit.

Demi

Së pari veshja do të ishte krejtësisht fakultative. Presdentët do të zgjidheshin bazuar në shijen e tyre estetike. Çdo karrige e zyrës do të zëvëndësohej me një shtrat të nëndheshëm dhe ne do të ishim të dehur, të përgjumur dhe do të hanim gjatë gjithë kohës.

Binjakët

Qëniet njerëzore nuk do të martoheshin për gjithë jetën por për një periudhë disa mujore derisa partneri të na bezdisej. Menutë në restorante do të përfshinin një opsion të kripur dhe një të ëmbël. Të cilat vijnë gjithmonë bashkë, kështu që nuk do t’ju duhej të zgjidhnit njërën apo tjetrën.

Gaforrja

Të afroheni me dike në tren ose në publik ndërkohë që ata janë të futur plotësisht në atë  botën e tyre, do të ishte një krim i dënueshëm me vdekje. Të gjitha takimet seksuale do të ndiqeshin në fillim nga përkëdheljet më pas nga lotët. Moti do të kontrollohej sipas humorit, kështu që nëse nuk e ndjeni të dilni jashtë, mund të përdorni shiun si justifikim.

Luani

Parukierët me klientët e tyre do të bashkoheshin për gjithë jetën. Mungesa e mirësjelljes apo të godasësh dikë në rrugë pa i kërkuar falje, do të dënohej deri në tre ditë burg. Seksi do të ishte vetëm për para, kështu që kushdo që  do të ishte i mirë në këtë pikë, do të merrte të gjitha paratë.

Virgjeresha

I gjithë planeti do të pastrohej më mirë se sa një skenë  krimi. Shfaqjet me zë të lartë emocional do të konsideroheshin një akt sulmi fizik.

Peshorja

Çdo sjellje e papërshtatshme do të dënohej me ligj. Çdo mosmarrëveshje duhej të zgjidhej në një gjykatë, ku do të mund të diskutohej në mënyrë të respektueshme. Dreka e përditshme do të ishte e detyrueshme.

Akrepi

Kjo botë do të dukej një kaos të plotë, i ngjashëm me sezonin e tretë të “True Blood”, ku të gjithë luftojnë, rrokullisen në papastërti dhe konsumojnë çfarëdo që të duan. Në thelb, njerëzimi do të kthehej pas në natyrën e kafshëve dhe e gjithë bota do të dukej si “Woodstock '69”.

Shigjetari

Do të luhej muzikë live çdo natë, birrë dhe verë do të ofroheshin në tren gjatë mbrëmjeve. Ok, le të tregohemi të sinqertë…edhe gjatë udhëtimeve në mëngjes. Ditët e pushimit pa pagesë do të ishin një kërkesë për të gjitha kompanitë.

Bricjapi

Çdo gjë do të ishte e njëjtë me atë që është tani, me një hierarki të përcaktuar qartë. Dallimi i vetëm? Njerëzit jo kompetentë do të duhej të vishnin një letër në të cilën do të ishte gdhendur fjala “Unë” të cilën do të duhej ta mbanin  në çdo kohë. Në këtë mënyrë nuk do të shqetësonin njerëzit e mençur me mungesëne tyre të  aftësive  jetësore.

Ujori

Një botë e mbushur me ujorë do të dukej si shumë e vështirë në një festival muzikor ku të gjithë do endeshin dhe nuk do të mund të thuhej nëse po kërkonin makinën e tyre apo po hidhen në acid. Kjo ka të bëjë me sa specifikë ata janë.

Peshqit

Para së gjithash, nuk do të kishte matematikë, sepse nuk do të kishte para. Ne të gjithë do të kthehemi në sistemin e shkëmbimit, përveçse nuk do të kishte rregulla për ta zbatuar atë. Nëse dikush që ju e pëlqeni ju ngushëllon teksa qani, kjo do të thotë se ju jeni automatikisht i lidhur në martesë me të. 

Article Logic
Execution time: 0.0032958984375