INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 të larguar nga “Portokalli”, aktori i njohur: Ikën të gjithë, ju tregoj kush e ka fajin! [FOTO]

12 të larguar nga “Portokalli”, aktori i njohur: Ikën të gjithë, ju tregoj kush e ka fajin! [FOTO]

Publikuar më: 08:59 24-09-2017

Ndër vite spektakli i njohur i humorit “Portokalli” ka patur një eksod largimesh ku emra shumë të njohur e të dashur për publikun kanë “larë duart” me emisionin. Mes tyre edhe Julian Deda, i cili tashmë është drejtor artistik i spektaklit të humorit “Apartamenti 2 XL”. Pas largimeve të fundit të Bes Kallakut, Erion Isait dhe me shumë mundësi edhe Florjan Binaj, Juli ka publikuar një status në Facebook, ku ka folur shumë hapur.

Në statusin e tij, ai gjen dhe përgjegjësin për këto largime, ndërsa u kërkon ndjesë kolegëve të “Portokalli” që nuk ju mori leje për këtë shkrim, duke publikuar dhe fotot e të ikurve.

Juli fajëson regjisorin për të gjitha largimet, ndërsa thotë se gjithnjë ka pasur tendencë nga ana e regjisorit ddhe njerëzve rreth tij për të fajësuar aktorët e larguar.

Postimi i plotë i Julit

Ikën të gjithë.

A i mbani mend këto aktorë të talentuar, që shpërthyen në fillimet e një epoke të re të humorit në këtë vend? Sa shumë punë, sa shumë mund për të ngritur në këmbë një spektakël dhe për të marrë gjithë dashamirësinë e publikut, të cilin e kemi vlerësuesin më të sinqertë në këtë jetë. Shikojini me vëmendje, disa u larguan nga pakënaqësia, disa u hoqën me arrogancë. Nuk më vjen aspak mirë për këtë që do them, por tashmë tabloja është e qartë, ikën të gjithë. Po ta vini re, nga e gjithë trupa e parë e atij spektakli nuk ka mbetur më asnjëri aty, me përjashtim të mikut tim Marin Orhanasi (që i uroj suksese në vazhdim). Por pyetja është: pse? Gjithmonë ka patur një tendencë nga ana e regjisorit aktual dhe njerëzve rreth tij, për të bërë me faj aktorët e larguar, duke i quajtur mosmirënjohës, të paaftë, të dështuar apo me lloj lloj epitetesh. Por pyetja që shtroj unë sot është: të gjithë në që ikëm paskemi faj dhe ky zotëria qenka i kulluar? Të gjithë aktorët paskan qenë njerëz të këqij dhe regjisori paska qenë engjëlli mbi tokë? Ne ishim të paaftët këtu, apo ky ishte i paaftë ta mbante trupën të bashkuar? Besoj se u sqaruam më në fund. Hajt tung.

P.s. I kërkoj ndjesë kolegëve në foto, që e kam bërë këtë shkrim pa lejen e secilit, por nuk rrija dot pa e thënë..!

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994