INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 të vdekurit nga zjarri në ‘Kullën e ferrit’ në Londër

12 të vdekurit nga zjarri në ‘Kullën e ferrit’ në Londër

Publikuar më: 08:12 15-06-2017

Ngjarja tragjike  vrau 12 banorë dhe la shumë të humbur nga zjarri që përfshiu grataçelën Grenfell Tower në Londër.

Ndërkohë, ende është e pamundur të thuhet numri i saktë i personave të humburg në godinën 24-katëshe dhe 120 apartamente që ndodhet në veri të lagjes Kensington.

Autoritetet deklarojnë se bilanci është ende provizor, ndërsa shtojnë se ka shpëtuar i mituri i hedhur nga dritarja nga e ëma dhe i pritur fluturimthi nga një burrë.

Të plagosurit ndërkohë janë disa dhjetëra personat e plagosur, të cilët janë shtruar në 6 spitale e ku 20 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Në reagimin e saj, kryeministrja britanike Theresa May u shpreh “thellësisht e trishtuar për humbjen e jetëve”. Ndërsa lideri laburist Jeremy Corbin kërkoi që qeveria të raportojë të enjten në Parlament mbi ngjarjen.

Nuk kanë munguar as reagimet e dëshmitarëve, të cilët e kanë cilësuar episodin si 11 Shtatori i vitit 2001 në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Ata thonë se kanë parë banorë të kullës të hidhen nga dritarja për t’iu shpëtuar flakëve e po ashtu edhe fëmijë të hedhur në ajër nga prindërit e tyre.

Gjatë orëve të pasdites, kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan ka bërë me dije se janë të shumtë personat që mungojnë në apel.

Khan nuk ka dhënë shifra të sakta, por ka përdorur shprehjen “a lot of people”, që lë të nënkuptohet se bilanci i viktimave do të rëndohet në orët në vazhdim.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667