Big Brother Kosova po fillon. Me 5 dhjetor do të fillojë edicioni i parë i këtij formacioni televiziv. Dilema më e madhe sa për fansat e këtij emisioni është se kush do të jenë banorët VIP.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Ish-Miss Kosova, Xhuli Nura do të jetë banore në Big Brother Kosova. Bukuroshja drenicase ka kohë që jeton në Finlandë. Ajo ishte bërë e njohur edhe për një skandal seksual kur ish i dashuri i saj i kishte publikuar një video seksuale.