Videoja shokuese e vajzës 12-vjeçare u bë virale në internet, dhe policia nuk mund të bëjë asgjë për të.
Katelyn Nicole Davis nga Cedartown në Georgia të SHBA-së,vrau veten në Facebook Live. Ajo iu tha shikuesve të saj se kishte qënë e abuzuar seksualisht para se të varte veten në pemën e kopshtit të shtëpisë. Sipas plocisë së vendit, videoja tashmë nuk mund të ndalohet dhe nuk ka asnjë ligj që ndalon shpërndarjen e saj në uebsajtet e tjera.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 dhjetor , kur vajza bëri të ditur se ishte abuzuar seksualisht nga një pjesëtar i familjes dhe vazhdonte të filmonte teksa ishte duke varur veten. Policia e Polk County nxitoi në shpëtim të vajzës, por ishte tepër vonë pasi ajo humbi jetën në spital.