INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
13 arsye pse duhet ta adhuroni gjoksin e vogël

13 arsye pse duhet ta adhuroni gjoksin e vogël

Publikuar më: 14:50 18-04-2017

Nëse dikush ju thotë se gjoksi i vogël nuk është aspak i bukur dhe sensual, citojini këto arsye:

Njerëzit ju shohin gjithmonë në sy.

Është e thjeshtë të vendosni rripin e sigurimit të makinës.

Ju mjaftojnë një palë reçipeta sportive.

Ushqimi që ju bie në bluzë, bie direkt në dysheme.

Mund të vishni bluza apo fustane me prerje dekolteje të ulët e të mos dukeni e ekzagjeruar.

Crop-top nuk ju duken si reçipeta.

Dukeni mirë me të gjitha stilet e rrobave të plazhit.

Mund të rrini pa reçipeta pa u shqetësuar.

Nuk vuani nga dhimbja e shpinës apo e qafës, e shkaktuar nga pesha e një gjoksi të madh.

Mund të flini përmbys pa problem.

Keni besim tek vetja që meshkujt ju pëlqejnë për cilësitë tuaja dhe jo për gjoksin e madh.

Masat tuaja nuk mbarojnë shpejt, madje mund t’i gjeni me ulje duke qënë numrat e fundit.

Mund të rrini sipër pa problem e të mos ju krijojë problem ‘lëvizja’.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396