INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
13 bizneset e mëdha nën faliment, që po “falimentojnë” dhe bankat, ku kanë marrë kredi. Ja faktet…..

13 bizneset e mëdha nën faliment, që po “falimentojnë” dhe bankat, ku kanë marrë kredi. Ja faktet…..

Publikuar më: 10:56 16-02-2016

Të dhënat e fundit të Drejtorisë së Tatimeve flasin se rreth 13 biznese të mëdha ndodhen nën faliment. Indirek ata po krijojnë dhe probleme të mëdha tek bankat, ku kanë marrë kredi, të cilat prej kohësh nuk kanë mundur ti shlyejnë, duke vënë në rrezik dhe vetë bankat, që edhe pse nuk e thonë kuptohet që kanë ndikuar shumë negativisht, pasi shumat  e kredive të marra janë shumë të larta. E 7 nga 13 subjektet janë nën sekuestro dhe falimentim, çka tregon se është totalisht e pamundur të kthejnë paratë e marra në banka.

Pak kohë më parë Open Data ka bërë një analizë të zgjeruar në lidhje me detyrimet, që këto biznese kanë kundrejt bankave. Ajo që bie në sy janë të paktën dy shumat mjaft marramëndëse, që i kanë CREDINS BANK, përkatësisht Taci Oil, me rreth 380.000.000 lekë dhe 242.495.818 lekë City Park.
E në këtë rast si në shumë të tjera mungon një hetim i mirëfilltë, që do të nxirrte nëse shumat marramendëse janë dhënë për kredi pa garancitë, kolateralin apo studimin e duhur të situatës ekonomike të bizneseve në fjalë.
Po situata nuk është aspak optimiste për bankat, pasi të mos mjaftonin kreditë, që kanë rreth 13 bizneset e mëdha listës i shtohen dhe sipërmarrje të tjera, që janë nën faliment, që edhe pse mund të jenë biznese të mesëm e të vegjël, janë më të shumtë në numër rreth 118 të tilla.
Bankat kanë dhe të tjera probleme me kreditë dhe në analizat e kryera nga vetë ato, rezulton se edhe këtë vit shumë nga to nuk u janë shlyer. Nëse merret si shembull vetëm  CREDINS BANK në një analizë të kryer në dhjetor të viti të shkuar ka nxjerrë të dhëna të detjuar të kredive të këqia.


Ja situata sipas zërave e shumave të kredive, që iu ka kaluar afati dhe atyre me problem sipas sektorëve.

- Bujqësia, gjuetia dhe silvikultura 16.681

- Peshkimi 2.685

- Industria nxjerrëse 426.486

- Industria përpunuese 47.288

- Prodhimi, shpërndarja e energjisë elektrike, e gazit dhe e ujit 765.956

- Ndërtimi  7.316.537

- Tregtia, riparimi i automjeteve dhe artikujve shtëpiak 4.686.431

- Hotelet dhe restorantet 373.627

- Transporti, magazinimi dhe telekomunikacioni 9.240

- Arsimi 358.300

- Shëndeti dhe veprimtaritë sociale 36.005

- Shërbime kolektive, sociale dhe individuale 1.066.168

- Të tjera 936.395

- Individët 897.761

Me pak fjalë totali kap vlerën e 16.939.560.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213