INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
13 gjëra që duhet të lini pas sot për të qënë të lumtur nesër

13 gjëra që duhet të lini pas sot për të qënë të lumtur nesër

Publikuar më: 13:16 06-02-2017

Të gjithë duam të jemi të lumtur me veten!

Duam të zgjohemi në mëngjes dhe të ndihemi të entuziasmuar për ditën në vazhdim. Edhe pse e kërkojmë të gjithë, shumë prej nesh përballen me vështirësi që nuk e bëjnë ditën apo jetën aq të kënaqshme. Këto janë disa nga gjërat që duhet të lini pas nëse doni të gjeni disi lumturinë.

 


1. Miqtë që thonë “Do dalim”, por nuk e vijnë kurrë
Veprat flasin më shumë se fjalët…

2. Ideja se duhet të jetosh sipas parametrave të të tjerëve
Në fund të ditës, jeni ju që jetoni me veten.

3. Lidhjet prej të cilave ndiheni më shumë vetëm
Lidhjet përfundojnë për një arsye, duhet të ecni përpara.

4. Të ndjeni keqardhje për veten
As mos e mendoni në ndonjë moment se nuk vleni. Të gjithë kalojnë ditë të vëshira.

5. Të fokusoheni tek difektet tuaja
Pasiguritë ndikojnë tek të gjithë, edhe të Beyonce. Pranojeni veten ashtu siç jeni dhe të njëjtën gjë do transmetoni edhe tek të tjerët.

6. Të jutifikoheni për gjithçka
Mos prisni të hënën të nisni palestrën, apo të shikoni për një punë të re pasi jeni në pritje të ndonjë mundësie më të mirë. Koha është tani!

7. Mos thoni kurrë JO!
Jetojmë në një kohë ku të gjithë thonë Po për gjithçka, nga kërkesat për miqësi në rrjetet sociale, tek kolegët dhe shefat tuaj. Respektoni veten, jo çdo gjë duhet të mirëpritet nga ju.

8. Xhelozia
Të jesh xheloz do të thotë të jesh i pasigurt në vete, thjesht hiqeni nga lista!

9. Të prisni se fati do ju trokasë tek dera
Po mund të ndodhë; pas 10-20 vitesh… Po ndërkohë? Ndërtojeni ju fatin tuaj!

10. Të pendoheni për gabimet tuaja
Kujtoni atë këngën e Edith Piaf, “Je Ne Regrette Rien”. Jeta është kaq e bukur dhe kaq e shkurtër sa nuk keni kohë për gjëra të tilla.

11. Zilitë
Kjo fjalë është kaq e shëmtuar sa nuk duam as ta komentojmë. Fokusohuni tek jeta juaj!

12. Ideja se një pratner i ri, rroba të reja apo pushimet do ju bëjnë të lumtur
Lumuria vjen nga brenda, jashtë dhe jo e kundërta!

13. Gjykimet
Thjesht nuk fitoni asgjë!

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334