INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi

Publikuar më: 11:54 13-05-2016

Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje që lidhen me tretjen e ushqimit, si dhe ata që marrin medikamente për probleme me mëlçinë apo osteoporozën, janë në rrezik më të lartë të kenë mungesë magnezi

Duke konsumuar këto 13 ushqime, rrisni shanset që ju të merrni magnezin e domosdoshëm për trupin tuaj përmes ushqimit. Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm, i cili ju ndihmon që të ruani zemrën, muskujt dhe imunitetin e trupit tuaj. Por përpara se ju të merrni suplemente shtesë, ju duhet të dini se ka një ndryshim të madh mes mungesës dhe pamjaftueshmërisë së këtij minerali në trup. Shenjat e mungesës përfshijnë të vjella, përzierje, lodhje dhe humbje të oreksit. Megjithatë, personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje që lidhen me tretjen e ushqimit, si dhe ata që marrin medikamente për probleme me mëlçinë apo osteoporozën, janë në rrezik më të lartë të kenë mungesa magnezi.

Sasia

Por pse është i rëndësishëm magnezi? Sepse ndihmon në kryerjen e më shumë se 300 funksioneve metabolike në organizmin e njeriut dhe secila qelizë në trupin tonë ka nevojë për këtë mineral, që trupi të funksionojë si duhet. Çka tregon se mungesa e këtij minerali të rëndësishëm për organizmin tonë sjell probleme të rënda.

Trupi

Në trupin tonë, rreth 60% e magnezit është në kockat tona, pjesa tjetër është në indet e trupit dhe vetëm rreth 1% është në gjak. Burrat e rritur duhet të marrin 400 mlg, ndërsa gratë duhet të marrin 310 mlg; kjo rritet me 420 mlg dhe 320 mlg, respektivisht pas moshës 30 vjeç. Por cilat ushqime e përmbajnë në nivel të lartë?

Bajamet

Bajamet përmbajnë magnez, me anë të të cilit reduktohet bllokimi i enëve të gjakut, nxitet rrjedhja e oksigjenit dhe reduktohet sasia e radikaleve të lira, që dëmtojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular.

Farat e susamit

Farat e susamit janë të pasura me kalcium, hekur, bakër, zink, proteina, fosfor, vitaminë E dhe B1, fibra dhe mangan. Ndihmojnë në tretje, shtojnë qumështin e gjirit te nënat e reja dhe rregullojnë ciklin e çrregulluar menstrual.

Farat e lulediellit

Përveçse përmban magnez, farat e lulediellit janë një burim i mirë i kalciumit, tejet i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Përveç kësaj, falë nivelit të lartë të yndyrave të polisaturuara (të ngopura), të cilat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit të keq në gjak tuaj, veçanërisht kur hahen në mënyrë të moderuar.

Banania

Banania është një burim i mirë i elementeve sikurse është potasium, magnez dhe vitamina B6. Përbërës që përdor organizmi ynë për të mbajtur trupin në formë. Nga ana tjetër, jo të gjithë e dinë se banania është një frutë e pasur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë organizmin tonë nga veprimi i radikaleve të lira. Banania ndihmon në forcimin e sistemit nervor, ndihmon në humbjen në peshë dhe kontribuojnë në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, falë kontributit të vitaminës B6. Mbi të gjitha, kjo frutë shton humorin e mirë. Një banane me madhësi rreth 126 gramë, përmban 450 mg potasium, 30 gramë karbohidrate, 3 gramë fibra, 19 gramë sheqer dhe 1 gramë proteinë.

Bimë braziliane

Anakardi është një bimë me origjinë nga Brazili. Emri rrjedh nga forma që të kujton atë të zemrës. Falë përbërësve, kjo bimë është një ndihmë shtesë kundër osteoporozës dhe kolesterolit të lartë. Përmban flavanoide, të cilat mbrojnë sytë nga agjentët agresivë. Gjithashtu, përmban më pak yndyrë sesa frutat e tjera të thata.

Djathë

Djathi është një burim shumë i mirë për përfitimin e magnezit. Po kështu, nga djathi marrim proteinë shtazore, vitaminat A, D, E dhe vitaminat e grupit B. Djathi përmban edhe proteina të çmuara, të cilat organizmi i njeriut nuk i prodhon vetë dhe të cilat janë të domosdoshme në jetën e përditshme. Kalcium dhe fosfor ka dhjetë herë më shumë në djathë sesa në qumësht (më së shumti ka në djathërat e fortë), ndërsa te djathërat e tjera kjo ndryshon deri në katër a pesë herë. Përbërja e kaliumit është pothuajse e njëjtë si te djathi ashtu edhe te qumështi, ndërsa përqindja e natriumit varet nga kripa e shtuar.

Farat e kungullit

Farat e kungullit janë shumë të pasura me magnez, gjithashtu janë një burim i pasur i zinkut që ndihmon gjatë rregullimit të sistemit imunitar, i cili zvogëlon rrezikun nga infektimet virusale si është gripi dhe ftohja. Farat e kungullit janë shumë të mira për shëndetin e zemrës, si dhe zvogëlojnë lodhjen kronike e depresionin.

Fara e lirit

Farat e lirit janë të pasura ma acid yndyror, omega-3 dhe omega-6, fibra, kalium etj. Vaji, farat madje tabletat e farave të lirit që konsumohen si mbështetje e të ushqyerit, ndihmojnë në pastrimin e sistemit të tretës, uljes së kolesterolit në gjak, efekti mbrojtës kundër paralizës dhe kancerit, është i dobishëm për memorie.

Qumësht i skremuar

Për rëndësinë e qumështit keni dëgjuar aq shumë, saqë përballë informacioneve rreth tij mbase jeni ngopur. Mirëpo në fakt përfitimet që marrim prej konsumimit të tij, janë mahnitëse. Kështu, me konsumimin e një filxhani qumësht, përfitoni një të tretën e kalciumit të përditshëm të rekomanduar. Gjithashtu, qumështi përmban kalium, vitaminë D, proteinë dhe vitaminë B-12.

Miell tërshëre

Përmban magnez në nivel të lartë, folate, fibër, kalium, omega -3 si dhe acide yndyrore. Gjithashtu, me konsumimin e tërshërës dhe miellit të tërshërës, ju ndihmoni edhe mbajtjen nën kontroll të yndyrave, veçanërisht për shëndetin e zemrës.

Brokoli

Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme, si: mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës, sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë antikancerogjene si sulfora-phane, dindolylmethane, beta-karotenë, selen dhe vitamina të tjera si:vitaminë C, vitaminë A dhe vitaminë E, zink, kalium dhe disa aminoacide, të cilat janë efikase kundër agjentëve kancerogjenë. Efekt detoksikues. Prania e vitaminës C, sulfurit dhe disa aminoacideve, e bëjnë brokolin një detoksikues shumë të mirë.

Misër i ëmbël

Misri i ëmbël përmban në nivel të lartë minerale dhe vitaminat E, K, B, C dhe D, hekur, magnez, kalium, kalcium, aminoacide dhe fosfor – ky produkt është thjesht i pazëvendësueshëm në dietën tonë. Përdorimi i misrit të ëmbël është i rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga probleme të zemrës dhe kanë diabet. Gjithashtu, parandalon zhvillimin e kancerit, si dhe është një produkt ideal për fëmijët.

Bizelet

Bizelja përmban në sasi të madhe kalium, fosfor, magnez, kalcium, hekur, selen dhe zink. Bizelet janë shumë të ushqyeshme pasi përmbajnë shumicën e vitaminave të grupit B, të cilat shërbejnë për të përmirësuar metabolizimin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. Ato janë të pasura me vitaminë B1. Bizelet janë plot acid folik dhe një burim i mirë i riboflavinës, niacinës dhe piridoksinës. Bizelet përmbajnë gjithashtu nivele të larta të vitaminës A, C dhe K. Shumë kalcium, magnez, mangan, zink, bakër, hekur dhe kalium. Përmbajnë shumë proteina dhe duke qenë se kanë proteina të një cilësie të mirë, mund të bëhen zëvendësuese të mishit nëse konsumohen në sasi të njëjtë me të. Janë burimi më i mirë i fibrave të tretshme dhe kanë nivel shumë të ulët yndyre.

Article Logic
Execution time: 0.0041840076446533