INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
11 vjeçarja merret peng nga i sëmuri mendor, shpëtohet nga policia

11 vjeçarja merret peng nga i sëmuri mendor, shpëtohet nga policia

Publikuar më: 09:05 15-08-2016

Në orët e para të mëngjesit një 46 vjeçar ka kapërcyer murin rrethues të banesës se fqinjit të tij, ka hyrë Brenda dhe I ka rrëmbyer vajzën e vogël vetëm 11 vjeçe. Ngjarja tronditëse është regjistruar mengjesin e së hënës në fshatin Kodër Rrashbull, në orën 07:00.
Sipas uniformave blu, shtetasi Arben Kabashi e ka marrë të miturën, e cila në momentin e rrëmbimit ndodhej bashkë me dy motrat, në banesën e tyre.
Me të marrë njoftimin, blutë e qytetit bregdetar kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë rrethimin e banesës së 46-vjeçarit, me qëllim pengimin e largimit të tij.
Sipas burimeve, personi në fjalë, i cili vuan nga depresioni, mbante në dorë një thikë dhe kërcënonte se do të vriste vajzën.

Duke parë rrethanat, në pamundësi për të pritur forcat speciale, agjentët e policisë kanë ndërhyrë nga disa anë të banesës, fillimisht duke i tërhequr vëmendjen 46-vjeçarit dhe më pas duke i shkëputur vajzën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 15.08.2016, rreth orës 07:00, në Kodër Rrashbull, shtetasi Arben Kabashi, 46 vjeç, ka kapëryer murin rrethues dhe është futur në banesën e komshiut , ku ka marrë  me forcë në banesën e tij vajzën e komshiut, shtetasen e mitur, Xh.K. 11 vjeçe.
Në banesë ndodheshin vetëm tre vajzat pasi prindërit kishin ikur në punë më herët.
Me të marrë njoftimin menjëherë më vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë së Durrësit, të cilët kanë rrethimin e baneses.
Shtetasi i lartpermendur i cili vuan nga depresioni  mbante në dorë një thikë dhe kërcënonte se do të vriste vajzën.
Ndodhur në këto kushte, në pamundësi të faktorit kohë për të pritur forcat më të specializuara për të tilla ndërhyrje, efektivat e Policisë Durrës duke parë që po i kërcënohej seriozisht jeta vajzës, me inisiatevë dhe me profesionalizëm kanë ndërhyrë me shpejtësi në disa drejtime duke i tërhequr vëmendjen agresorit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë  dhe të specializuar të Policisë së Durrësit është bërë e mundur që e mitura të nxirret nga banesa e shtetasit Arben Kabashi dhe është dërguar në banesën e saj.
Fatmirësisht vajza është në gjendje të mirë shëndetësore por e traumatizuar psikologjikisht ku policia menjëherë i ka çuar një psikologe.
Në banesën e agresorit ishte edhe nëna e tij, ku falë ndërhyrjes së specializuar është bërë e mundur nxjerrja e saj nga banesa.
Vijojnë përpjekjet dhe negociatat e Policisë së Durrësit së bashku me grupin e negociatorëve të Reneas për dorëzimin e shtetasit A.Kabashi”.

Article Logic
Execution time: 0.0040600299835205